Piu fotokosinë para SPAK, ndërron jetë në spital 63 vjeçari nga Lezha! Kredia 76 mijë lekë të reja iu kthye në borxh 4.8 mln, I bllokuan shtëpinë, tokën, makinën e pagën

Piu fotokosinë para SPAK, ndërron jetë në spital 63 vjeçari nga Lezha! Kredia 76 mijë lekë të reja iu kthye në borxh 4.8 mln, I bllokuan shtëpinë, tokën, makinën e pagën

Pal Trashaj afer SPAK 2 korrik 2024

Tirane- Ka ndërruar jetë Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili mesditën e djeshme piu fotoksinë para prokurorisë së SPAK. 63 vjeçari i cili njihej si historian në qytetin e  Lezhës ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri.

Burime nga QSUT bënë me dije se ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. 

63 vjeçari i cili ka mbajtur dhe postin e PD-së në këtë qytet, 2007 - 2009, prej vitesh kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.

Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.  

Në një reagim SPAK informoi se 63 vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. 

Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blabla: 03/07/2024 10:05

    O zot i madh sa gjynah!!! Dhe mbas nje shekulli: O, si nuk kam një grusht të fortë t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë, ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët - n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

    Përgjigju
  • alian: 03/07/2024 09:19

    eshte shume alarmante dhe i pa precedent rasti i mjekeve jane kriminela dhe te poshter. kriminrli vret se i kane hyre diku ne hak ndersa ju vrisni te pa fajshem vrisni njerez me vetedije te plote ju duhet ta paguani ne menyren me te keqe te mundshme ju ju ndeshkofte zoti.

    Përgjigju
  • Sapa: 03/07/2024 09:17

    Ai iku nga kjo jete vetem per aresyen e thjeshte qe nuk ka Shtet dhe as nuk do kete!

    Përgjigju
  • andi: 03/07/2024 09:10

    ka kohe agjenti bkh per tu mare me popullin ka pune me te rendesishme

    Përgjigju
  • Turi: 03/07/2024 08:38

    Kur behet fjale per nje qutetar te thjeshte e masakrojne edhe per nje shifer te tille qesharake kurse mafia e vendit dmth politikanet vjedhin miliona € dhe asnje gje nuk u ndodh , maksimumi e kalojne me disa dite arrest shtepie . Duhet te ngrihemi dhe ti thyejme hundet ketij sistemi te ndyre qe u sherben vetem bankave dhe oligarkeve te korruptuar

    Përgjigju
  • I drejti: 03/07/2024 08:36

    Nuka shtet nuk ka shprese. Vetem vetegjygjesi duhet te boni.as nje lloj partije o qeverrije nuk punon per popullin as ato me para as keto tani. Nuk bohet shqiperija . Si kamundesi seka degjuar njeri ket hallexhin. Gjynah gjynah siky ka memijra ne shqiperi.

    Përgjigju
  • John: 03/07/2024 08:18

    Ky eshte krim i mungeses se drejtesise ne Shqiperi. Kur do hetohen seriozisht keto biznese kriminale?

    Përgjigju
    • Genti: 03/07/2024 08:38

      Ne Alb cdo gje eshte e zeze

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit