Koshtunica në Berlin: Jugosllavia do përmbushë detyrimet ndaj Hagës

BERLIN (5/16/2001)- Presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica, insistoi dje se Jugosllavia do të përmbushë detyrimet e saj ndaj Hagës dhe të sigurojë pjesëmarrjen e SHBA-së në konferencën e donatorëve që pritet të mbahet në qershor. Lajmi është publikuar nga Free B92 e cila citon agjencinë Reuters. Gjatë bisedës me Kancelarin gjerman, Gerhard Schroeder, Koshtunica theksoi se Beogradi ishte duke përgatitur masat e nevojshme për t'i kaluar në Parlament muajit tjetër. Schroeder tha për shtypin se ai ishte i kënaqur nga sigurimi i Koshtunicës dhe se shpresonte se konferenca e donatorëve do të zhvillohej shpejt "dhe Gjermania dhe SHBA do të marrin pjesë". "Jugosllavia ka nevojë urgjentë për një ndihmë ekonomike. Objektivi ynë është të krijojmë kushtet për investime", shtoi Schroeder.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Britani, sondazhet tregojnë fitore të opozitës