Maqedoni: Konferenca e Donatorëve, SHBA: Do të japim një kontribut të rëndësishëm

(1/2/2002)UASHINGTON (1 Shkurt) - "Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë një nga donatorët që do të japin një kontribut të rëndësishëm në Konferencën e Donatorëve për Maqedoninë". Kështu u shpreh dje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Riçard Buçer, cituar nga agjencia maqedonase e lajmeve MIA. Më 12 mars do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve. Një nga kushtet për nisjen e punimeve të saj ishte miratimi i Ligjit të vetqeverisjes lokale, i cili u miratua nga Parlamenti maqedonas.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit