Maqedoni: Konferenca e Donatorëve hapet nga Priebe

(12/3/2002)BRUKSEL (12 Mars) - Konferenca e Donatorëve për Maqedoninë u hap sot nga drejtori i Përgjithshëm i Marrëdhënieve me Jashtë në Komsionin Evropian, Reinhardt Priebe dhe jo nga komisioneri Chris Patten, i cili mungoi për arsye shëndetësore. Në këtë konferenca marrin pjesë përfaqësues të Shqipërisë, Australisë, Austrisë, Belgjikës, Bosnja- Hercegovinës, Bullgarisë, Kanadasë, Kroacisë, Qipros, Çekisë, Danimarkës Estonisë, Finlandas, Francës, Gjermanisë, Hungarisë, Islandës, Irlandës, Italisë, Japonisë, Lituanisë, Letonisë, Luksemburgut, Moldavisë, Hollandës, Zelandës së re, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia, Britania e Madhe, SHBA dhe Jugosllavia.Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve MIA, "pas fjalës hapëse të kryeministrit Ljubço Gjeorgjevski do të flasë edhe ministri i Financës, Nikola Gruevski dhe Politikës Sociale, Bedredin Ibraimi të cilët do të paraqesin situatën aktuale ekonomike të Maqedonisë. Sipas vlerësimeve të nevojave të vendit, Qeveria maqedonase do të kërkojë 256 milionë euro. Rreth 185 milionë euro do të mbulojnë deficitin e bilancit të pagesës dhe buxhetin, 45 milionë euro do të kompensojnë dëmet e konfliktit në vend ndërsa 25 milionë euro do të mbulojnë shpenzimet e Marrëveshjes së Paqes.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Britani, sondazhet tregojnë fitore të opozitës