Maqedoni: Sot Konferenca e Donatorëve, do merren 256 milionë $

(11/3/2002)SHKUP (11 Mars) - Sot nis punimet Konferenca e Donatorëve për Maqedoninë, ku pritet të përfitohen 256 milionë dollarë për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë së këtij vendi. Lajmi është bërë i ditur nga burime qeveritare. Konferenca e donatorëve do të zhvillohet pas përmbushjes nga Maqedonia të disa kushteve paraprake të përcaktuara në Marrëveshjen e Ohrit, që u nënshkrua gushtin e kaluar dhe që i dha fund kryengritjes së shqiptarëve etnikë. Sidoqoftë, ekonomistët në Maqedoni kanë deklaruar se aktualisht qeveria nuk duhet të shpresojë për marrjen e më shumë se 100 milionë dollarëve ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar. Pasojat financiare të kryengritjes, që zgjati rreth gjashtë muaj, ishin shkatërrimtare për një ekonomi që përballej me shumë vështirësi. Plani i rindërtimit përfshin riparimin e pjesës më të madhe të pasurisë private të Maqedonisë dhe të infrastrukturës së shkatërruar ose të dëmtuar gjatë përleshjeve mes luftëtarëve të UÇK-së dhe forcave qeveritare.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Shijaku ‘pushtohet’ nga tymi, i vendoset zjarr vendgrumbullimit të mbetjeve