Ministri Brendshëm: Mali i Zi do të arrestojë të kërkuarit e TPI

PODGORICE (9/7/2001)- Policia e Malit të Zi, ka bërë të ditur dje, se do të arrestojë çdo person të akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare mbi ish-Jugosllavinë (TPI), që do të gjendet në territorin e saj. E ka bërë të ditur agjencia jugosllave Tanjug, e cituar nga agjencia ANSA. "Policia e Malit të Zi do të arrestojë çdo person të pranishëm në listën e TPI-së në Hagë që do të vijë në Mal të Zi", ka deklaruar ministri i Brendshëm, Andrija Joviceviç, i cituar nga Agjencia. Policia malazeze "do të bashkëpunojë ngushtë" me TPI-në, ka nënvizuar Joviceviç, i cili shtoi se dikasteri i tij "nuk zotëron asnjë të dhënë për vendosje të përkohshme në Malin e Zi të ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karadziç e Ratko Mladiç". Karadziç, ish-udhëheqës politik serbo-boshnjak, e Mladiç, ish-komandant ushtarak, janë dy personat më të kërkuar nga TPI, e cila ka formuluar kundër tyre akuzat për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid, për ngjarjet e luftës së Bosnjes (1992-1995). Mesa dihet për herë të fundit dy personat janë parë në Mal të Zi, më 1997.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia