Plagoset "i tmerrshmi" Gjergj Cukali

TIRANE (9/12/2000) I ashtuakuzuari nga policia si "killer pisikik dhe gjakftohtë" Gjergj Cukali, natën e të enjtes ka provuar mbi trupin e tij për herë të dytë plumba. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin me origjinë nga Vlora dhe banues në kryeqytet, të cilin agjentët kriminalë të komisariatit 2 dhe vetë kreu i policisë së Tiranës në atë kohë, Mit'hat Havari, e kanë akuzuar për dy nga masakrat më të bujshme në muajt tetor-dhjetor të vitit 1999, në qendër të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, të dalë dje nga zyra e shtypit pranë Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, "ditën e enjte, rreth orës 22.30 minuta, në rrugën "Ali Demi", afër fushës së sportit, është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paindentifikuar shtetasi Gjergj Cukali, i cili u shtrua në spital jashtë rrezikut për jetën". Ndërkohë, policia e Tiranës "çuditërisht", e ka ndaluar vrasësin e "tmerrshëm", vetëm nën akuzën si "person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë së Lushnjes, për veprën penale të vjedhjes me armë". Cukali është akuzuar në fund të vitit të shkuar për dy nga masakrat më të bujshme të ndodhura pranë shkollës "Vasil Shanto" dhe pak kohë më vonë brenda një lokali, përball ambasadës kroate, gjatë të cilave ngelën të vrarë 6 persona dhe u plagosën 4 të tjerë. Por vetëm pak kohë pasi Bilbil Mema, në fillim të këtij viti, ka marr në dorë policinë e kryeqytetit, u arrestuan nga policia vëllezërit Kotorri, banues në rrugën e Elbasanit, mbi të cilët tashmë rëndon akuza për "vrasjet Cukali".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale