I vunë tritol në makinë biznesmenit në Kamëz, arrestohen autorët! Mes tyre i forti i 'Myslim Shyrit' Gjergj Cukali, dyshohet si porositës i atentatit

I vunë tritol në makinë biznesmenit në Kamëz, arrestohen autorët! Mes tyre i forti i 'Myslim Shyrit' Gjergj Cukali, dyshohet si porositës i atentatit

Gjergj Cukali

Arrestohen autorët e ngjarjes së ndodhur në Kamëz në 9 shkurt, ku iu vu tritol në makinë biznesmenit Gjon Mena, i cili ka mbetur i lënduar në këmbë.

Në pranga ka rënë Gjergj Cukali 42 vjeç i njohur si i forti i “Myslym Shyrit”, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’. Bashkë me Cukalin janë arrestuar edhe Enver J, 33 vjeç, dhe Edmond J, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Report Tv mëson se Cukali dyshohet të jetë porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Menës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë paguar 2 të arrestuarit e tjerë për këtë ngjarje. Kamerat e sigurisë kanë arritur që të filmojnë dy persona që kanë instaluar sasinë e lëndës plasëse në automjetin tip BMW X5, por identifikimi i tyre ka qenë i pamundur.

Nga grupi hetimor janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtëpërdrejtë autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura. Report Tv mëson se Mena është një person me rekorde kriminale, i dënuar këtu për armëmbajte pa leje. Ndërkohë që dyshohet për vjedhje me dhunë dhe armë në Francë e Itali.

Kush është Gjrgj Cukali njëri prej të arrestuarve për këtë ngjarje? Cukali ka qenë i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në janar 2019. Por në një kohë të shkurtër hetimesh, prokuroria e Tiranës nuk mundi të bindë Gjykatën e Aplit të mbajë në burg Gjergji Cukalin, të arrestuarin për krimin e rëndë. Në shtator 2019, pas vetëm 4 muajve në qeli Cukali u la i lirë nga gjykata e Apelit me trupë gjykuese Alaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gentian Shala. Gjergj Cukali, i njohur si i “forti i Myslym Shyrit”, u arrestua si një nga të dyshuarit kryesor të vrasjes së ish-efektivit Bilali për shkak se gjurmët e gjetura në një bidon plastik uji brenda mjetit të braktisur të autorëve përputheshin me të tijat, provë kjo e cila nuk ishte bindëse për gjyqtarët e Apelit të Tiranës, duke i rikthyer atij lirinë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja  e ndodhur në Kamzë me ksploziv ku për pasojë mbeti i gjymtuar një shtetas.

Finalizohet me sukses  OPERACIONI  POLICOR    “SATELITI”

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Polciisë Tiranë në bashkëpunim me Fporcën Operacionale të Drejtorisë së përgjithshme të Polcisië së Shtetit nën drejtimine  Prokurorisë së Rrethit Gjyqeësor Tiranë. Kapen dhe vihen në pranga tre shtetas si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Pas një pune policore dhe proceduriale të pandërprerë të bërë nga strukturat hetimore të FDrejtorisë Vnedore të Polcisië Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë   është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur në datë 09.02.2021, ku në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamëz, Tiranë, është tentuar të vritet me ekspoloziv të telekomanduar, shtetasi Gj.M,, i cili si pasojë e shpërthimit ka ngelur i dëmtuar në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bazuar në provat ligjore të  sigururara nga puna hetimore dhe  veprimeve të shpejta hetimore proçeduriale  si dhe  informacioneve të siguruara në rrugë operative të siguruara në lidhje me këtë ngjarje,   nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori Forcës së Posaçme Operacionale në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr.5, Nr.2 dhe Nr.4, Tiranë, Sektori Forcës Posaçme Operacionale dhe Sektori Forcës Posaçme Operacionale për mbështetjen hetimore/kërkimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua me sukses   OPERACIONI  POLICOR  “SATELITI”.

Në përfundim të veprimeve të para  nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje:

Gj.C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

E. J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjec, lindur dhe banues në Tiranë..

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarje, janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtëpërdrejtë autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura në këtë moment.

Materialet në ngarkim të shtetasve Gj.C,  E. J. dhe E. J. i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë,  për veprat penale të ”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim,  “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”,  “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Eksplozivi në Kamëz, i forti i 'Myslim Shyrit' dyshohet se porositi atentatin për eliminimin e biznesmenit Mema! Kamerat filmojnë autorët

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja ku iu vu tritol në makinë biznesmenit Gjon Mema nga Gjergj Cukali dhe 2 persona të tjerë, të 3 të arrestuar.

Report Tv mëson se bëhet me dije se Gjergj Cukali dyshohet të jetë porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Gjon Menës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë paguar për këtë.

Kamerat e sigurisë kanë arritur që të filmojnë dy persona që kanë instaluar sasinë e lëndës plasëse në automjetin tip BMË X5, por identifikimi i tyre ka qenë i pamundur përmes pamjeve pasi kanë qenë të mirëmbuluar në pjesën e fytyrës.

Për t'i identifikuar, policia ka përdorur disa forma të tjera shkencore, përmes të cilave është mbërritur deri te personat e dyshuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/02/2021 02:59

    Gjurmet e gishterinjve nuk i u duken bindese Apelit?! Ketyre sikur edhe kopilin t'ua lere ne prehre me ADN te vertetuar Cukali,prape nuk do te ishte bindese per keta te shitur e te blere 100 here nga kriminelet.

    Përgjigju
  • Operacionale: 24/02/2021 21:24

    E dine dhe bebat e cerdhes qe ka mbi 10 grupe ne tirane qe kryejne vrasje me pagese, Si ktu ka dhe shkodra, vlora , elbasani, fieri, berati, lushnja.. etj Uroj ti vritet fmit e ktyre drejtuesve ne nje rast fatkeq si kalimtar i rastit.

    Përgjigju
  • Bilali: 24/02/2021 19:58

    Esh ber si barcalet ky muhabeti arrestimeve te ktij.kte po e ndaloi plumbi se shteti qeka vetem per fukarenjt

    Përgjigju
    • shoku bilalit: 25/02/2021 01:11

      te jesh i sigurt plumbi ka per ta ndaluar heret a vone ....

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut