Solana mohon akuzat e Shkupit: Perëndimi kërkon stabilitet në Maqedoni

GAZA (7/25/2001)- Shefi i politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian, Javier Solana hodhi poshtë akuzat se perëndimi po ndihmon luftëtarët shqiptarë etnikë dhe deklaroi se ata po punojnë për stabilizimin e situatës në ish-republikën jugosllave, njoftuan burime të ndryshme, të cituara nga agjencia Reuters. "Kjo nuk është e vërtetë", deklaroi Solana kur u pyet rreth akuzave të qeverisë maqedonase, gjatë një vizite në Rripin e Gazës. "Ajo çka Bashkimi Europian po përpiqet të bëjë në Maqedoni është të ndihmojë qeverinë vendase për të ndihmuar popullin", deklaroi ai. Turma nacionaliste zhvilluan një protestë antiperëndimore në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup, pas akuzave të bëra nga qeveria vendase kundër NATO-s dhe të dërguarve ndërkombëtarë të paqes se ata po ndihmojnë guerilasit shqiptarë për të ndarë vendin. "Pozicioni ynë është mjaft i qartë. Ne duam stabilitet në këtë vend", deklaroi Solana. "Maqedonia është një vend shumë pranë integrimit në Europë dhe ne duam të kemi marrëdhënie të mira me të", shtoi Solana.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Duam të dimë kush i ka urdhëruar të na vjedhin', bandat shqiptare të drogës ofrojnë shpërblime deri në 30 mijë paund për kapjen e hajdutëve në 'fermat' e kanabisit