Boris Johnson thyen protokollin mbretëror, zbulon sëmundjen nga e cila vuante mbretëresha Elizabeth II

Boris Johnson thyen protokollin mbretëror, zbulon sëmundjen nga e cila vuante mbretëresha Elizabeth II

Boris Johnson dhe mbretëresha Elizabeth II

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka ngjallur një reagim të ashpër pasi shkeli protokollin mbretëror duke zbuluar në librin e kujtimeve të tij se mbretëresha Elizabeth II kishte kancer në kocka para vdekjes së saj.

Libri i i cili do të dalë më 10 tetor thuhet se ka disa fragmente ku rrëfen ditët e fundit të Mbretëreshës në Balmoral Castle në Skoci.

Johnson zyrtarisht dha dorëheqjen vetëm dy ditë para vdekjes së Elizabeth II në shtator 2022, dhe në vitet që pasuan, ka pasur spekulime intensive për mënyrën se si ajo vdiq.

“Unë e di për një vit ose më shumë se ajo kishte një formë të kancerit të kockave dhe mjekët e saj ishin të shqetësuar se në çdo moment ajo mund të shkonte në një rënie të shpejtë,” thuhet në një fragment.

Dëshmia e Johnson është treguesi i parë publik nga një ish-zyrtar i lartë i qeverisë për atë që mund të ketë qenë shkaku i vdekjes së Mbretëreshës. Ndërkohë certifikata e saj e vdekjes rendit fjalën “pleqëria” si shkak.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb