Açibadem, ja si mund të kurohet
kanceri i mushkërive dhe i gjirit

Açibadem, ja si mund të kurohet<br />kanceri i mushkërive dhe i gjirit
Kanceri i gjirit apo i mushkërive mund të shërohet e kjo falë teknologjive të reja që janë zbuluar nga profesorët e mjekësisë. Banu Atalar profesore e mjeke e shquar e kancerit të mushkërive e pranishme në Kongresin e 7 Kombëtar të Pneumologjisë shprehet se për të gjithë të prekurit nga kanceri i mushkërive tashmë ka shpresë.

acibadem

“Po ne mund të trajtojmë kancerin e pulmonit nëse e zbulojmë herët atë. Fatkeqësisht kanceri i pulmonit zbulohet në stade të avancuara kur performojnë me radioterapi bashkë me kimioterapi. E bëjmë në të njëjtën kohë dhe kjo bëhet përpara kirugjisë në tentativën që ta bëjmë tumorin pak më të vogël dhe në këtë mënyrë të kurueshëm,” thotë Atalar. 

acibadem sinkron 1

Por lajmi i mirë në fushën e mjekësisë vjen edhe për të gjitha gratë. Tashmë ekziston mundësia që gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit të mund të kurohen nga teknologjitë e reja të cilat i shpjegon edhe profesoresha Nuran Bese.

“Ne mund të japim një kualitet jete duke bërë lifonodulin sentinel dhe nëqoftëse ai del i prekur ne mund të vazhdojmë më tutje me radioterapinë pra jo me kirugjinë, ky është një modalitet i ri,” tregon profesoresha Bese.

acibadem sinkron 2

Për shefin e onkologjisë Agim Sallaku kjo konferencë është e rëndësishme pasi ka të bëjë me shkëmbimin e eksperiencave. 
 
“Konferenca synon që në gjerësinë e saj t’i japë element pozitiv qoftë komunitetit mjekësor qoftë atij jo mjekësor që kanceri sot ka mundësi dhe në Shqipëri të diagnostikohet dhe të trajtohet me metodat më të mira,” shprehet ai.

acibadem onkologjikut
 
Bese dhe Atalar janë të dyja mjeke të njohura të rrjetit Açibadem. Açibadem është ofruesi privat më i çmuar i shërbimeve të kujdesit shëndetësor në Turqi që nga viti 1991 që operojnë në 16 spitale të përgjithshme me shërbim të plotë dhe 12 ambulanca. Me një ekip prej 2.200 mjekësh, 3900 infermierë dhe 7500 persona si staf mbështetës .

acibadem

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar