A dëmtohen dhëmbët nga farat?

A dëmtohen dhëmbët nga farat?
Konsumimi i farëve është kthyer në modë kohëve të fundit, ato bëhen dhe më të shijshme nëse konsumohen përballë televizorit ndërkohë që ndiqni telenovelën tuaj të preferuar. Por konsumimi i vazhdueshëm i tyre mund të bëhet shkak i irritimit kronik të smaltit të dhëmbëve.

Ky zakon mund të shkaktojë erozione në dhëmbët e parë, poshtë dhe sipër. E njëjta gjë ndodh edhe tek rrobaqepësit, të cilët e mbajnë gjilpërën vazhdimisht me dhëmbët e përparmë. Dhëmbët e dëmtuar nga ky erozion njihen si ‘dhëmbët e rrobaqepësit’.

Zakonet e përsëritura për një kohë të gjatë ushtrojnë forcë mbi dhëmbët duke shtuar gërryerjen e tyre brenda 3-4 muajve. Thyerjet e shfaqura tek dhëmbët e parë mund të rregullohen për 5 minuta me anë të sistemit bonding të mbushjes. Kompozitët e përdorur në mbushjen e dhëmbit përshtaten mirë me ngjyrën natyrale të dhëmbit dhe nuk dallohen fare. Me ndihmën e materialit kompozit edhe dhëmbi bëhet më rezistent.

Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com, 24 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi