A do bashkëpunosh me LSI?! Rama: Ka rrjedhur së bashku me Ilir Metën, e papërdorshme për qëllime të mira! Meta: Të bëjmë kontrollin e shëndetit mendor

A do bashkëpunosh me LSI?! Rama: Ka rrjedhur së bashku me Ilir Metën, e papërdorshme për qëllime të mira! Meta: Të bëjmë kontrollin e shëndetit mendor

Ilir Meta dhe Edi Rama

Kryeministri Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme është mbyllur përfundimisht mundësia për të bashkëpunuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo sipas tij pasi LSI ka degraduar dhe ka rrjedhur bashkë me kohën, e bashkë me të edhe ish-kryetari i saj Ilir Meta.

 “Është e vërtetë se kemi bashkëpunuar dhe nuk kam pishman se falë atij janë bërë plot punë të mira. Koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe Ilir Meta dhe ka degraduar shumë edhe LSI dhe është kthyer në shëmbëlltyrën e mekanizmit të vet të brendshëm. Kap ca të kapësh, kë të kapësh dhe kë të mundesh. LSI është e papërdorshme për qëllime të mira. Që bashkë me kohën ka rrjedh edhe Meta ky nuk është sekret e dinë gjithë shqiptarët”, theksoi Rama, i ftuar në emisionin të “Paeskpozuarit”.

Ndërkohë që Meta në një emision tjetër, teksa ka shprehur qëndrimin e tij se Rama nuk fiton një mandat të tretë, e ka prekur edhe sonte atë që ai e quan çështje të shëndetit mendor të Kryeministrit. Meta ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 25 Prillit në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:10
Zyrtari i LSI-së me fletë votimi në makinë, Meta ‘rikthen’ dënimin me vdekje: Të varet në mes të Pukës, siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me rastin e Pukës, ku policia kapi një zyrtar të LSI duke shpërndarë fletë votimi, teksa në makinë kishte mbi 5 milionë lekë të vjetra. Meta tha se zyrtari i LSI të varet në mes të Pukës, duke shtuar se këtë rrugë do të ndjek dhe ai nëse cenohet procesi zgjedhor i 25 prillit.

"Do ketë tentativa, ata kanë filluar tashmë, po uragani është i pandalshëm. Po patjetër ato vajzat e LSI… Zyrtarin e LSI ta varin në mes të Pukës siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap me këto gjëra", tha ai.

Ora 22:55
'Paralajmërova Damianin të ketë kujdes', Meta: Mos më detyroni t’i bëj thirrje tjetër popullit! Me doktorin s’më ndani dot, Ramës ia kam thënë në sy

1618520444_1559245349berisha.jpg

Presidenti Ilir Meta thotë se më 25 prill është për përmbysje demokratike dhe jo thjesht për rrotacion. Duke u ndalur tek situata në Vlorë, Meta tha se kishte komunikuar në telefon me Damian Gjiknurin, të clin tha se kishte paralajmëruar të ketë kujdes.

“Në ditët që vijnë do të kemi të dhëna të tjera. Unë kam për detyrë të ndaloj çdo krim zgjedhor. Ato dy dosje do të hapen nga e para sepse ka kërkuar hetim të vërtetë Parlamenti Evropian. Nuk jam për rrotacion, por vota ime është përmbysje demokratike. Populli të marrë në duart e tij fuqinë që i takon. Mos më detyroni t’i bëj thirrje tjetër popullit.

Nuk është Damiani problemi më i madh. Problemi më i madh është kryeministri. Sepse Damiani dhe Afrimi merren me ekzekutimin e skenarit mafioz në Vlorë. Unë e kam paralajmëruar Damianin që të ketë shumë kujdes. Kam folur në telefon! Ai mori Nikoll Lesin dhe i mora telefonin dhe i thashë Damian mos thuaj gjëra të pavërteta se e di se nga halli i ke”, tha Meta.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama se Meta dhe Berisha janë bashkë, Presidenti zbuloi një bisedë të disa viteve më parë me kreun e qeverisë, ndërsa tha se me Berishën nuk e ndajnë dot.

“Me Doktor Berishen nuk me ndani dot. Ramës vite më parë i kam thënë në sy, në prani të Gramoz Ruçit dhe Petrit Vasilit se në të gjithë vitet e mia në politike partneri me serioz në politikë më rezulton Sali Berisha”, tha Meta.

Ora 22:38
'Edhe sikur flota e 6 amerikane të vijë këtu', Rama: Meta betohej te Gjiri Lalzit se nuk e votonte Reformën në Drejtësi edhe sikur t’i drejtonin tytat

1618519262_ramadhemeta1.jpg

Kryeministri Edi Rama theksoi se opozita aktuale është ajo që nuk e ka dashur dhe nuk e do reformën në drejtësi. Rama deklaroi se presidenti Ilir Meta është aq shumë i trembur nga drejtësia e re, madje tregoi edhe se si Meta shprehet kundër votimit të Reformës në Drejtësi!

"Unë jam garancia që drejtësia nuk do të ripërmbyset. Sepse jam lideri i asaj partie që ka bërë reformën në drejtësi dhe ka riskuar rënien e qeverisë kur Ilir Meta thoshte nga gjiri i Lalëzit:  E shikon ti detin, flota e 6 amerikane të vijë këtu, ti vënë tytat drejt shtëpisë time, unë nuk e votoj.” Nëse votohet për ta nuk ka asnjë pengesë që drejtësia të hyjë në një proces degradimi. Opozita votoj reformën dhe u fut në çadër që të mos votonte vetingun. Unë i dhashë çdo gjë Bashës që të kthehej në parlament e të votonte vetingun. Ilir Meta është haptas kundër reformës në të gjitha mënyrat", tha Rama.

Ora 22:12
Ilir Meta 'lë' Presidencën dhe del hapur: Nuk shoh asnjë shans për një mandat të tretë të Ramës

1587552365_metarama.jpg

Edhe pse një Presidenti të Republikës, sipas Kushtetutës së Shqipërisë nuk i lejohet angazhimi politik pasi është mbi palët Ilir Meta tashmë është hapur me një nga palët politike në Shqipëri.

Mbrëmjen e sotme ai ka thënë se nuk sheh asnjë shans për fitoren e Ramës dhe mandatin e tretë të tij.

"Këtë e them me bindje për shkak të panikut që Rama ka", tha Presidenti.

Ora 21:45
Ilir Meta: Ramën e ftoj të bëjmë kontroll për shëndetin mendor

1618396662_IlirMetaPresidentDeklarate.jpg

Presidenti i vendit, Ilir Meta, e ka prekur edhe sonte atë që ai e quan çështje të shëndetit mendor të Kryeministrit.

Meta ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 25 Prillit në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrën.

"Jam i gatshëm që në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrat. Ajo është kujdes për shëndetin e tjetrit. Kartela e tij mjekësore është publike. E ftoj të bëjmë të dy një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës. Kjo çështje do zgjidhet kështu: atje do të shkojë, po nuk i pëlqeu Vlora, në Elbasan. Ka dhe Çimkë Selamin aty afër", tha Meta.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mashtruesi: 16/04/2021 11:14

    Nuk ekziston ne fjalorin e Agushit termi "bashkepunim", ai preferon vetem pazare. Pse beni pyetje te tilla.

    Përgjigju
  • dulja: 16/04/2021 05:55

    aa gjize Agushe aa

    Përgjigju
  • Endri: 15/04/2021 23:58

    Ne fakt ty edhe SB nuk don tu ndaje kush, por vetem t’ju shohim pas hekurave. Edhe bashke s’ka gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki