Është shtyrë seanca në gjykatën e Apelit ndaj deputetit Ervin Salianji për çështjen 'Babale'. Në një prononcim për mediat, Salianji tha se është manipuluar procesi me një dëshmitar të rremë. I pyetur nëse do të pranojë vendimin e gjykatës nëse dënohet me burg, Salianji tha se nuk ka rrugë tjetë, por megjithatë ai është i sigurt që do të ketë një vendimmarrje për pafajësi.
Salianji: Nuk është vetëm ky dëshmitar i rremë. Është dhe një personazh tjetër, një person i njohur si Agron Hyseni që policia dhe Prokuroria tentuan ta fusnin, si Agron për Agron. Zëri është i ngjashëm sipas ekspertizës britanike, me atë të personit të denoncuar. Prokuroria dhe organet nuk bënë atë që duhet të bënin, duke u marrë me denoncuesit. Jo vetëm që i qëndrojmë, por fakti i hetimeve nga prokuroria faktoi plotësisht ato që denonconim dhe u përfshi akoma më shumë struktura, për të mbrojtur trafikun shtetëror të drogës të kryer nën mbrojtjen e ish-ministrit të Brendshëm, aktualisht deputet i PS. Nuk ka hetim pasuror për Fatmir Xhafën, si vëllai i një subjekti të OFL-së.
A do e pranoni vendimin e gjykatës nëse ju dënon me burg?
Salianji: Po ça do bëj do hidhem përpjetë? Çdo vendim i gjykatës do zbatohet unë po them me fakte e prova që s’ka gjykatë që nuk e merr parasysh. Fakti tjetër që prokurorët të gjithë por dhe gjyqtari që është marrë me çështjen janë larguar që të gjithë ose kanë dhënë dorëheqjen janë të gjithë më atë moment të caktuar për shkak se njihej si babai i reformës në drejtësi personi i përfshirë dhe njeri me pushtet politik ka pasur ndikimin e vet për të dhënë një vendimmarrje të caktuar. Sot ata s’janë në sistemin gjyqësor çka i bën dhe të paragjykuar. Kjo çështje do shkojë në gjithë instancat gjyqësore.Jam i bindur që do ketë vendimmarrje për pafajësi se s’mund të ketë dënim për denoncim publik. Unë detyrën time si politikan e kam bërë dhe madje kam arritur që nëpërmjet denoncimit të largoj një person të dënuar me vendim të formës së prerë për të kryer dënimin
Lajmi kryesor:
Salianji rrezikon burgun për ‘Babalen’, shtyhet për më 18 korrik seanca gjyqësore në Apel! U shoqërua nga disa deputetët demokratë (VIDEO)
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.2%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8807
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20