A do intervistoje aktorë me të cilët ke patur 'probleme'? Ja si përgjigjet Hervin Çuli

Në një kohë kur “Show must go on” ka bërë që TK të vijojë të dhurojë shfaqje edhe në karantinë, drejtori Hervin Çuli ka sjellë një format virtual ku ndjekësit njohin më mirë aktorët e teatrit nëpërmjet intervistave të tij.

Një formë e re kjo në fakt e mënyrës sesi i shohim aktorët, jashtë nga kornizat e interpretimeve të veprave të ndryshme.

Po a do të intervistojë të gjithë aktorët Çuli, apo do të ketë filtra në bazë të marrëdhënieve personale?

I pyetur nga gazetarja Suada Daci në “Rreze Dielli” ai thotë se debati për teatrin ka qenë gjithnjë aktiv dhe se asnjë ngelje hatri nuk do të kushtëzonte punën.

Unë besoj që pjesa që ka lidhje me debatin brenda teatrit ka qenë aktive dhe kam patur debate mekolegët, me të cilët kemi inteligjencën dhe mirëkuptimin të ecim përpara. E vërteta nuk I përket vetëm njërit krah, por të dyve, ndaj nuk besoj se hatërmbetjet do të na kushtëzonin punën” shprehet drejtori i Teatrit Kombëtar.


Lajmi kryesor:

Shpejt do konkretizohet, Hervin Çuli: Shfaqje virtuale Shqipëri-Kosovë-Maqedoni


D.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës