Humbi 6 bashkitë e doli forcë e tretë, Bashës nuk ia falin deputetët e tij: Duhet të ikësh, të shpëtojmë partinë! Kreu i PD: 6 marsi ishte kurth, ose rrimë bashkë ose ia dorëzojmë Berishës

TIRANË- Deputetët Ferdinand Xhaferri, Agron Gjekmarkaj, Helidon Bushati, Ilda Dhori, Dashnor Sula, Emilia Koliqi, Kasem Mahmutaj, Xhelal Mziu, Ramadan Lika, Lefter Gështenja, Elda Hoti etj ia kanë shprehur prerë Bashës kërkesën për hapjen e një procesi të ri zgjedhor në PD si e vetmja rrugë për shpëtimin e partisë. Por pati edhe nga ata si deputetja deputetja Emilia Koliqi e cila kërkoi të ikin të dy, edhe Basha edhe Berisha. 

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, ka bërë me dije se në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, e cila zgjati më shumë se 8 orë e mbajtur me dyer të mbyllura, edhe njerëzit më të afërt të Bashës kanë shprehur se duhet reflektim dhe kryetari duhet të marrë përgjegjësitë e tij.

Nënkryetari Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen nga pozicionet drejtuese në parti, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe nënkryetarja tjetër Grida Duma janë shprehur se gjithkush duhet të marrë përgjegjësitë. Madje Duma në fjalën e saj i ka thënë se në të vërtetë Basha ka përgjegjësi për shumë humbje dhe nga pranimi i kësaj të vërtete nis rruga e ndryshimit. 

Nga ajo që është mësuar në mbledhje vetëm deputetja Oriola Pampuri ka shprehur mbështetjen ndaj Bashës, duke thënë se përgjegjësia nuk mund të përqendrohet vetem te ai. 

Por në tentativë për të rezistuar ndaj këtyre kërkesave, Lulzim Basha e ka konsideruar 6 marsin si 'kurth pas 8 janarit', duke u vendosur sipas tij para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje.

 “Dy rrugë ka. Ose të qëndrojmë bashkë e të bëjnë riorganizim, ose ia dorëzojmë Sali Berishës. Synimi i Berishës është ta marrë PD-në për t’u mbrojtur nga “non grata”.

Para se të futej në selinë blu, deputetja Grida Duma tha se rezultati i zgjedhjeve ishte dëshpërues dhe se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi, duke nisur nga kryetari. Një koment pati edhe Ervin Salianji, i cili 6 marsin e quajti 'një ditë e tmerrshme, ndërsa për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin, sot nuk është dita për të mbajtur përgjegjësi, por për reflektim.

Paraditen e sotme Lulzim Basha ka justifikuar sërish, për të gjashtën herë radhazi humbjen në zgjedhje. Partia Demokratike e drejtuar prej tij nuk ka marrë asnjë Bashki në këto 6 mars, madje ai është mundur edhe nga rivali i tij kryesor, Sali Berisha, por këtë humbje Basha e ka justifikuar duke thënë se këto zgjedhje nuk ishin normale. "Nuk kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore", tha Lulzim Basha

Këto zgjedhjet të 6 marsit, më shumë se një garë mes dy forcave politike më të mëdha në vend, PS-PD, ka qenë një test për lidershipin demokrat. Në përballjen e tij me Sali Berishën, Lulzim Basha ka humbur duke dalë forcë e tretë, e ndërsa ajo që është vëne re është se Partia Demokratike e drejtuar prej tij ka pësuar një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e 2021.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:20
Gjekmarkaj pas mbledhjes: Duhet të prevalojë PD, Basha e Berisha të bëjnë një hap pas

 

Nënkryetari i dorëhequr Agron Gjekmarkaj pas mbledhjes së grupit parlamentar tha se ka kërkuar një hap pas nga Basha dhe Berisha që të prevalojë PD.

I kam kërkuar një hap pas z. Basha dhe z. Berisha. Duhet të prevalojë Partia Demokratike. Unë në pamundësi për të ndryshuar të tjerët ndryshoj veten. Dhashë dorëheqjen. Rezultati ishte katastrofik, askush nuk e kishte menduar këtë rezultat.

Ora 00:18
Pas mbi 8 orë mbledhje, mbyllen diskutimet në grupin parlamentar të PD-së

Mbledhja me grupin parlamentar të PD-së është mbyllur pas mbi 8 orësh. Deputetët i kërkuan Lulzim Bashës dorëheqjen nga PD.

Ora 23:16
Kasem Mahmutaj kërkon rihapjen e garës për kreun e PD: Të gjejmë kush e bashkon partinë nëpërmjet zgjedhjeve

Deputeti Kasem Mahmutaj ka kërkuar rihapjen e garës për kreun e PD. Në mbledhjen e Lulzim Bashës me grupin e deputetëve, ai ka thënë se vetëm nëpërmjet zgjedhjeve mund të gjendet se kush e bashkon PD.

"Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve. Ne mund të flasim gjithë natën, por këtij debati zgjidhje i jep vota", tha ai.

Ora 23:13
Mbledhja e grupit parlamentar, Xhelal Mziu i kërkon dorëheqjen Lulzim Bashës

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar se edhe deputeti Xhelal Maziu i ka kërkuar Lulzim Bashës dorëhqjen pas disfatës në zgjedhjet e 6 marsit.  

Ora 22:49
Pampuri: Mos ta kërkojmë përgjegjësinë e humbjes vetëm tek Basha, zgjedhjet ishin një kurth

Deputetja Oriola Pampuri ka thënë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se humbjen në zgjedhjet e 6 masrit mos ta kërkojnë vetëm tek Lulzim Basha, pasi këto zgjedhje sipas saj ishin një kurth.

“Mos ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm te Lulzim Basha, ne e dinim që do ishin zgjedhje kurth”, ka thënë Pampuri.

Ora 22:48
Grida Duma i kujton Bashës edhe humbjen e 25 prillit: Ndjen ti ndonjë përgjegjësi?

Një tjetër prej nënkryetarëve të Partisë Demokratike ka sulmuar Lulzim Bashën për humbjen e djeshme. Grida Duma e ka pyetur drejtpërdrejtë Bashën në mbledhjen e grupit parlamentar nëse ai ndjen që ka përgjegjësi për humbjen, ndërsa i ka theksuar se ndryshimi në PD nis kur Basha të pranojë humbjet. Grida ka thënë në mbledhje se Sali Berisha mundi PD duke u përpjekur të mundë Lulzim Bashën.

"Dëgjova që e niset fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’iu vijë Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’iu mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Ju thoni sot këtu “o te jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha”, pra o unë o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është ende më i rrënjosur. Kjo garë u bë kundër PD dhe kjo nuk është në asnjë moment e pranueshme më. Nëse doni të jeni i sinqerte vërtetë, ju keni humbur shumë beteja dhe nga ky pranim nis zgjidhja. Tani para se te na drejtohesh ne me pyetje kam ynë një pyetje për ty: a ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?!", ka nënvizuar Grida Duma.

Ajo i ka kujtuar Bashës edhe humbjen e 25 prillit 2021.

"Më 25 prill ra miti i rotacionit 8 vjeçar. Tani më 6 mars ra miti i siglës që mban vota. Sali Berisha bëri që Partia Demokratike të humbte betejën me demokratët", i ka thënë Duma Bashës.

Ora 22:47
Ramadan Lika-Bashës: Jam gati të dorëzoj mandatin, t'i thua nuk kemi humbur, por në fakt jemi shkatërruar

Me debate po vijon mbledhja e Lulzim Bashës me grupin e demokratëve, ku këta të fundit i kanë kërkuar llogari për humbjen e thellë në zgjedhjet e 6 marsit. Ramadan Lika tha se duhet një zgjidhje dhe se PD ka dalë e shkatërruar nga këto zgjedhje.

"Nuk të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues, jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje, thua që nuk kemi humb, si nuk kemi humb jemi shkatërruar. S'duhet të dalim pa vendim që këtu", ka thënë ai.

Ora 22:02
Lefter Geshtenja: Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhet reflektim, të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD

"Reflektim dhe sakrificë" ka kërkuar Lefter Gështenja për të shpëtuar PD. Në mbledhjen e Lulzim Bashës me grupin e deputetëve, Gështenja ka thënë se PD nuk mund të vazhdojë më në rrugën që është, duke i kërkuar Bashës të bëjë një hap pas që të bashkohen demokratët.

"Duhet të bëni një hap pas, ju i pari pastaj me radhë të gjithë, në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhet reflektim i thellë nga të gjithë, nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD. Nëse na dhimbset vërtetë PD, duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratët janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren, janë larguar nga strukturat e PD shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu", tha ai.

Ora 21:20
Humbja në zgjedhje, nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen nga çdo funksion

Ashtu siç kishte paralajmëruar paraditen e sotme, nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj ka njoftuar dorëheqjen e tij nga çdo funksion drejtues në Partinë Demokratike. Ky vendim vjen pas humbjes së rëndë dje të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore.

"Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëj një hap pas SB dhe LB. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD", ka shkruar më pas ai në Facebook.

Ora 21:15
Basha i përgjigjet deputetëve që i kërkojnë të largohet nga drejtimi i PD: Ose rrimë bashkë e riorganizojmë partinë, ose ja dorëzojmë Berishës

1645734910_autoLulzimBashaoki150081078711.jpg

Kritikave të deputetëve të tij dhe kërkesave për t'u larguar nga drejtimi i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur duke thënë se zgjidhja nuk është kjo, por bashkimi për të riorganizuar partinë. Në të kundërt, sipas Bashës partia do të bjerë në duart e Berishës që do ta marrë për t'u mbrojtur nga 'non grata'

"Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi Berishës është ta marrë PD për tu mbrojtur nga non grata", ka thënë Basha.

Ora 21:11
Helidon Bushati i drejtohet ashpër Bashës: Ti dhe Berisha e shkatërruat PD! Duhet kongres pajtimi, të bashkohemi

I ashpër ka qenë në qëndrimin e tij Helidon Bushati, i cili i ka thënë Bashës se ai dhe Berisha janë përgjegjës për shkatërrimin e PD-së. Teksa demokratët janë përçarë në dy kampe, një pjesë me Bashën e një pjesë me Berishën, Bushati ka vënë theksin te nevoja për një kongres pajtimi.

"Nuk e kuptoj deklaratën tënde. Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet kongres pajtimi. Të bashkohemi. Duhet të gjithë ne këtu dhe kolegët tanë të Shtëpisë së Lirisë të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. T'i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa", ka thënë ai.

Ora 21:07
Deputetja Ilda Dhori-Bashës: Duhet të ikësh, të hapet gara në PD

"Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyll. Duhet të zgjedhin demokratet cili na bashkon".

Ky ka qenë qëndrimi i ashpër i deputetes Ilda Dhori për humbjen e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së që Basha e thirri sonte.

Ora 21:05
Basha insiston 's'kam humbur asnjë garë', Dashnor Sula i kthehet në mbledhje: Kështu mund të na thuash përsëri, por nuk na beson më asnjë

Me debate po shoqërohet mbledhja e Lulzim Bashës me grupin e deputetëve mbrëmjen e sotme në selinë blu, pas humbjes së thellë të PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore. Teksa Basha ka insistuar sërish se nuk ka humbur asnjë garë, por se ja kanë vjedhur, ka qenë Dashnor Sula ai i cili i ka kërkuar llogari.

"Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu", mësohet t'i ketë thënë Sula Bashës në mbledhje.

Ora 20:57
Xhaferri-Bashës: Na ke fyer kur the nuk kam humbur asnjë garë, duhet të japësh dorëheqjen

1646683299_1646683225page.jpg

Report Tv me gazetaren Danjela Maloku ka zbardhur debatet në mbledhjen e Lulzim Bashës me grupin parlamentar të deputetëve. Mësohet se Ferdinant Xhaferri i ka thënë Lulzim Bashës të japë dorëheqjen.

“Jam me i vjetri dhe me eksperience, s'kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua skam humb asnjë gare. Duhet te largohesh si kryetar”, tha Xhaferri.

Kujtojmë që Lulzim Basha sot në një deklaratë për mediat duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në 6 bashkitë tha se nuk kishte humbur asnjë garë, por është përballur me masakra zgjedhore. 

Ora 20:52
Basha në mbledhjen me grupin e deputetëve: 6 marsi, kurth pas 8 janarit! U vendosëm para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje

1646040730_bashabasha.jpg

'Kurth pas 8 janarit', kështu i ka konsideruar Lulzim Basha zgjedhjeve  pjesshme vendore, ku ai pësoi humbje të thellë. Në mbledhjen me grupin e deputetëve, Basha tha se ata u vendosën para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje.

"6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje", tha ai.

Ora 17:17
Humbja e PD në zgjedhjet e 6 marsit: Bardhi: S'është dita për përgjegjësi, por për reflektim

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ndonëse nuk tha nëse e pranon apo jo humbjen në zgjedhjet e pjesshme vendore, u shpreh se sot  nuk është dita për përgjegjësi, por për reflektim.

"Mirënjohje për 6 kandidatet për sakrificën për betejën e jashtëzakonshme, sapo po kthehem nga bashkia Lushnjë ku kam ndjekur fushatën, ndjej trishtim që kam parë demokratë që ndiejnë urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Ndiej trishtim që kam parë demokratë që nuk flisnin me njëri tjetrin, edhe pse kanë punuar 8 vite bashkë. Sot nuk është dita për të evidentuar përgjegjësinë, por për reflektim", tha ai.

Ora 17:00
Humbja e thellë e PD në zgjedhjet e 6 marsit, Grida Duma: Duhet të mbajmë përgjegjësi duke filluar nga kryetari i partisë

1638222790_Duma.jpg

Një reagim i fortë ka qenë ai i Grida Dumës, pasi PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke mos marrë asnjërën nga 6 bashkitë. Para se të futej në mbledhjen e Bashës me grupin parlamentar, Duma tha për gazetarët se për këtë humbje "duhet të mbajmë përgjegjësi, duke nisur qe nga kryetari i partisë. Është një rezultat dëshpërues".

Ora 16:48
Basha humb në të 6-ta bashkitë, deputetët e PD refuzojnë komentin, Salianji: Ditë e tmerrshme

"Ditë e tmerrshme", kështu e konsideroi Ervin Salianji ditën e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD jo vetëm që nuk fitoi asnjë nga 6 bashkitë, por u rendit si forcë e tretë, duke arritur të marrë një numër shumë më të vogël votash sesa koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën. Komenti i shkurtër i Salinajit ishte i vetmi nga deputetët e PD, të cilët refuzuan të komentonin, teksa po futeshin në selinë blu për të marrë pjesë në mbledhjen e Bashës me grupin e deputetëve.

Ora 13:40
Humbja në 6 bashki, vjen reagimi i parë kundër Bashës në radhët e PD-së! Gjekmarkaj paralajmëron dorëheqjen: Gati të mbaj përgjegjësi, çdo justifikim për humbjen i papranueshëm

Humbjen në 6 bashki në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj e konsideron si një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Gjekmarkaj thotë se PD nuk mund të akuzojë askënd pos vetes, ndërsa thekson se çdo justifikim është i papranueshëm. Deputeti demokrat bën thirrje që PD duhet të mbledhë me urgjencë organet e saj dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ato që çuan në këtë katastrofë elektorale. Ai paralajmëron dorëheqjen duke shtuar se është i gatshëm që të mbaj përgjegjësi, pasi nuk do t'i shmanget asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë.

'Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.  Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askend pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem! PD duhet të mbledhe sonte me urgjence organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale. Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time. Nuk do t'i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike.'- shkruan Gjekmarkaj.

Lulzim Basha pësoi një disfatë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, ku e renditi Partinë Demokratike për herë të parë, në 5 bashki si forcë të tretë. Pas saj renditej Sali Berisha pas koalicionit që bëri me LSI-në, ku madje arriti të fitonte bashkinë e Shkodrës. Në këto zgjedhje, Partia Socialiste me në krye Edi Ramën fitoi, 5 Bashki, Vorën, Dibrën, Rrogozhinën, Lushnjen dhe Durrësin.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tasimi: 08/03/2022 12:22

    Ca jan kto ky la nom ik re leje karriken se je bo i bajat ktu vetem mretnia bo pun te vehet i mret e gjithve ktyre qe nuk lejn karriken shqelm by....

    Përgjigju
  • Zari: 08/03/2022 11:43

    8 ore mbledhje,,,fikjani dritat,,,duhet te kursejme,eshte situate lufte,,,ti bejne mbledhje diten tek lana,,,,ec..,

    Përgjigju
  • ali baba me 40 hajdutet: 08/03/2022 09:27

    Basha paska marre mesime nga Rama.Edhe Rama thote gjithmone mi jepni votat mua se po ika une vjen Berisha dhe keshtu ju te dy ( ti e Rama ) mund te vidhni te qete se na kthehet Berisha.Majmuna te gjithe.

    Përgjigju
  • Meti Tirane: 08/03/2022 08:35

    Diskutimet, shprehja e mendimeve dhe kritikat hapatasi ndaj Bashes, tashe nga deputet dhe antaret e Kshillit Kombetare te PD, i sherbejne hapjes se partise, bashkimit e zgjedhjes se nje kryetarit me parimin nje antare nje vote, duke dhene shprese per ringritjen e saje. Ne te kundert po vazhdoj kjo situate Luli me Bardhin nuk do kalojne ase pragun 2%, ne zgjedhjet e ardheshme.

    Përgjigju
  • Begu: 08/03/2022 08:28

    Shumë, kudo e çdo moment je krekosur si gjeli n'pleh per Ramene.Tash erdhi mesazhi i prerë; B A SH A I K E !...!...!

    Përgjigju
  • Iris: 08/03/2022 02:07

    Jam O.K.qe te behet nje ndryshim ne PD,por jo kongres pajtimi.Me ke do pajtoheni me Saliun?!PD duhet t'ia mbylle nje here e pergjithemone deren Sali Berishes dhe atyre idioteve fanatike te tij qe duan t'a rikthejne kufomen e tij ne krye te PD.Rikthimi i Berishes dhe Metes ne skenen politike ne partite respektive dhe largqofte ne krye te Shqiperise,jo vetem qe do t'i shpjere drejt gremines PD dhe LSI,por gjithe Shqiperine dhe reformat qe ajo po ben me perkrahjen e BE dhe U.S.A.Eshte njelloj si te fitonte Haxhi Qamili dhe fanatiket e tij.

    Përgjigju
  • Gigi: 07/03/2022 22:20

    Halall

    Përgjigju
  • Fata: 07/03/2022 22:16

    Bravo

    Përgjigju
  • Lleshi: 07/03/2022 21:31

    Na mori ne qafe nga largimi i gjith funksionet te PDse ky Dom Gjakmarkaj.

    Përgjigju
  • Albfire: 07/03/2022 20:55

    Me rafte pika.... te paskan detyruar te marresh pjese ne zgjedhje! Fli gjume, fli!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot