A do jetë Artan Shabani drejtor
i Galerisë Kombëtare të Arteve?

TIRANË - Është përfolur dje dorëheqja e Rubens Shimës si drejtor i Galerisë së Arteve, por burime nga Ministria e Kulturës nuk e konfirmuan këtë lajm. Gjithashtu edhe vetë drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve tha se nuk e ka bërë një veprim të tillë.

Por gjatë këtyre ditëve është përfolur gjithashtu edhe një emrat e mundshëm të drejtorëve të Galerisë së Arteve, ku flitet për tri kandidatura të mundshme, siç pohojnë burimet tona në GKA.

Këto burime preferojnë t’i mbajnë sekret emrat e tyre, por ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për drejtorin e ri të Galerisë Kombëtare të Arteve, të martën në aktivitetin Live Art një nga emrat më të përfolur ka qenë artisti i njohur Artan Shabani. Piktori Artan Shabani ka qenë kurator i Live Art dhe ka një karrierë shumë të pasur artistike në Itali.

Pohimi i dalë nga goja e artistit Shabani se do të kthehet përfundimisht në Shqipëri së bashku me familjen ka përforcuar edhe faktin që ai mund të jetë një nga kandidaturat e mundshme për drejtor në Galerinë Kombëtare të Arteve. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024