Ish- deputeti i PD Ervin Salianji, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, u pyet nëse do të kandidojë për kryetar të PD në zgjedhjet që do të bëhen në këtë parti.

Salianji nuk e mohoi kandidimin për postin e drejtuesit të ri të PD, ndërsa theksoi se lëvizjen nuk e ka nisur për një qëllim të caktuar.

'Nuk ka zgjedhje për kryetar tani, unë personalisht nuk e kam nisur këtë për një qëllim të caktuar, plus zgjedhje nuk ka tani. E kam nisur duke qenë i shqetësuar për fatin e PD-së. Nuk mund të thuhet se me Ramën s’ka zgjedhje dhe më pas të hyet në zgjedhje me Ramën', tha ai.

Salianji sqaroi se nuk ka asnjë interes personal me këtë lëvizje që ka nisur.

'Në politikë dështim është nëse nuk takon njerëz jo kur takon, prandaj them se PD duhet që të ripozicionet në raport me njerzit. Unë s'kam asnjë shqetësim personal', tha ai.

Salianji u ndal edhe tek braktisja nga Sali Berisha kur doli nga burgu, ku u prit vetëm nga deputetja Ina Zhupa. Ai tha se kur dikush sakrifikon për një forcë politike meriton qëndrimin e drejtë të partisë.

'Unë s'kam ftuar njeri, kanë qenë deputetet e Fierit që më kanë takuar por ska rëndësi, unë skam lajmëruar njeri, një njëri që sakrifikon për një forcë politike a duhet të ketë një qëndrim partia këtë e gjykojnë njerzit.

Unë e bëjë këtë lëvizje sepse PD s'ka mundësi që të fitojë sepse po vegjeton dhe duhet rigjallësuar, ky është qëllimi im. Unë jkam pasur këtë kosto nga politika dhe duhet që të them të vërtetat. Unë kam qenë i vetmi që kam diskutuar ashpër kur u dorëzua mandatet dhe thash të mos dorëzohen. Unë  kam qenë i vetmi që kam thënë duhet protestë dhe revoltë', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Foltorja, Salianji në Report Tv: S’po bëj gjueti shtrigash, Rama nuk largohet me muzikë në shesh! Ish-deputeti nuk mohon kandidimin për kryetar të PD-së