A do largohet Flor Binaj nga “Portokalli”? Aktori: Është momenti për disa projekte të miat televizive e teatrore

Vitin e kaluar portalet nxituan të publikonin lajmin se ai mund të largohej nga “Portokalli”, spektakli i përjavshëm i humorit ku bën pjesë dhe madje është një prej aktorëve më të rëndësishëm tashmë prej 15 vitesh. Kjo pasi aktori kishte thënë frazën “asgjë nuk është e përjetshme”. Por tashmë Florjan Binaj i ka planet e qarta dhe sot në emisionin “Rreze Dielli”Report TV tha se ka vendosur “të dalë në pah” i vetëm.

Unë mendoj që nuk është se do ndahem unë për ndonjë arsye parësore apo madhore por mendoj që çdo gjë ka një cikël dhe ka një kohë dhe asgjë nuk është e përjetshme në këtë botë, kështuqë gjërat evolojnë. Ne ishim askushi, u bëmë dikushi, u rritëm, u bëmë të zotë, u bëmë profesionistë. 15 vjet po ta llogaritësh me 4 vitet e shkollës i bie pak a shumë të kesh bërë 4 universitete. Ndaj mendoj që për secilin prej nesh vjen një moment që të dalë më vete dhe të shndrisë veç. Kjo nuk do të thotë detyrimisht që të shkëputesh nga andej, ne mund të vazhdojmë edhe me projekte të tjera paralele për tu dalluar edhe më shumë personalisht.

Florjan Binaj, aktor

Binaj tha se ka në plan disa projekte televizive dhe teatrore, çka do të thotë se shumë shpejt do të mund ta shohim aktorin mbase në një format krejt të tijin televiziv. Por së pari ai po mendon të përballet me publikun në teatër dhe dëshiron që të sjellë së shpejti një shfaqje “Stand up Comedy”.

Po patjetër, ka ardhur momenti që të bëj jo një por disa projekte televizive dhe teatrore. Kam menduar edhe një shfaqje “Stand Up Comedy” që dua shumë ta bëj sa më shpejt por ndonjëherë të dalin ca gjëra të vogla që futen si pykë dhe duhet të rrish të zgjidhësh këto. Kam përshtypjen që së pari do vijë ose Stand up Comedy ose projekti teatror.

Florjan Binaj, aktor

Aktori Florjan Binaj në studion e "Rreze Dielli"

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dona: 02/02/2019 09:31

    Me demeke sipas tej Agron Llakaj po ben humor. Asnjeri nuk ben humor ne Shqiperi, te gjithe imitoni ne menyren me te shemtuar, njerez pa nivel, skenare medioker. Autofurcat jane te neveritshme.

    Përgjigju
  • KUJDES!: 01/02/2019 22:23

    Levizja e ndryshimi jane lineare dhe me hope. Ti ç'fare nga keto te dyja mendon apo deshiron te besh?!! O rrot, thirri menjes... Po mijra njerez qe kane punuar ne te njejten ndermarje nga fillimi e deri sa kane dale ne pension. Kane jetuar ne te njejten shtepi qe nga lindja e deri ne vdekje. Kane pasur vetem nje grua... Si mendon ti se kane qene jashte ketij cikli evolutiv ndryshimi universal, qe ti mendon se eshte gjitheperfshires dhe unik?!!!.... Edhe nje gje tjeter... Te gjithe ata (perveç te madhit Agron Llakaj qe eshte kaliber i larte), kane rrejtur veten se do te mund te benin diçka vetem, por qe te gjithe kane deshtuar. Shih ate dembacajn qe gjoja ben ate 'mos i fol shoferit' qe as e sheh njeri e as kujtohet njeri per te... Ata dy me te vjetrit 'Nini dhe Vini' qe u harruan dhe tani kane kaluar ne 'arkeologjine e humorit artistik'... ata 'te tre' qe prrallisin si qoftexhinj duke u perpelitur per te bere humor te stisur dhe te sforcuar artificial, dhe qe patjeter e kane kuptuar qe jane komplet te deshtuar... Ai tjetri qe u rrek te beje ate qe ne perendim quhet 'stand up humor' dhe qe mbas 2 - 3 puntatash perfundoi ne kosh te plehrave... Ti dukesh njeri i zgjuar dhe nuk duhet te biesh ne "GRACKE" e te besh te njejtin gabim. KUJDES!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen