A do penalizohen mësuesit që refuzojnë vaksinën AstraZeneca? Drejtoresha e Arsimit në Shkodër: Jo, nuk është me detyrim

1350 mësues në Shkodër do të vaksinohen. Procesi ka nisur sot ndërsa vetë mësuesit thanë se kanë qenë të gatshëm të vaksinohen por ka dhe nga ato që kanë refuzuar.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit  Blediana Nika tha se është larg mendësh që të ketë penalizime për mësuesit që refuzojnë vaksinën pasi nuk është me detyrim.

"Zyra vendore arsimore në Shkodër nis procesin, procesi do aplikohet sipas një kalendari. Këtu është dhe një formular kur një person refuzon të bëjë vaksinën.Vaksina nuk është e detyrueshme punonjësit mund ta refuzojnë në bazë të formularit të shpërndarë. Mësuesit janë kategori e personave që janë shumë të mirëinformuar kemi qëndruar në kontakt me të gjithë pjesën sepse është një proces shumë i rëndësishëm. Vënia në dispozicion e vaksinës ska pse të ketë hezitime. Nuk ka pse të ketë penalizimi nuk është  e arsyeshme. Dikush mund të ketë dhe probleme shëndetësore një pjesë e mësuesve edhe e kanë kaluar", tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 16/03/2021 18:47

    Por nje gje duhet bere per keta mesues qe nuk duan ta bejne vaksinen Astrazeneca , nese iu mbushet mendja ta bejne tju thone pritni pak, shkoni ne fund te rradhes se kur Ju erdhi rradha ju bete naze duke mos e bere kete vaksinedhe nuk kemi kohe te merremi me ju, tani do te vazhdojme rradhen me Ata qe mesues qe e duan kete vaksine si dhe kemi akoma shume te moshuar qe kane qene arsimtare qe nuk e kane bere vaksinen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Ambasadat amerikane në Shqipëri dhe Kosovë vlerësojnë Kadarenë: Kontributet i tij ka lënë gjurmë në botë

Ambasadat amerikane në Shqipëri dhe Kosovë vlerësojnë Kadarenë: Kontributet i tij ka lënë gjurmë në botë