A do të luajë Shqipëria nesër dhe për
Italinë, Panuçi: Ja çfarë më intereson  

A do të luajë Shqipëria nesër dhe për<br />Italinë, Panuçi: Ja çfarë më intereson  
Trajneri i Shqipërisë, Panuçi beson se do të ndalin Spanjën në shtëpinë e tyre në ndeshjen që do të zhvillohet nesër mbrëma.  Tekniku italian ka hedhur poshtë spekulimet se do ta shtyjë Shqipërinë të luajë për të ndihmuar “të kaltrit” për të kapur vendin e parë në grup.
 
Gjithashtu ai është shprehur se nuk beson se Spanja do të ndikohet nga problemet me Katalonjën pas polemikave me Pique. “Nuk më intereson të përfshihem në çështjet politike. Nuk dua të hyj në jetën personale, sepse gjithkush mund të bëjë çfarë të dojë.

Pique ka personalitet, është një lojtar i nivelit shumë të lart dhe di ti menaxhojë këto situata. Besoj që kjo nuk do ta shqetësojë. Ne shpresojmë që ndoshta Spanja të jetë ndikuar nga kjo situatë, por nuk e besoj të ndodhë vërtetë. Rezultat për Italinë?

 Dua që lojtarët e mi të kalojnë një mbrëmje të bukur dhe të paharrueshme. Kjo mund të jetë një ndeshje historike për ekipin tonë. Nuk më intereson asgjë tjetër përveç asaj që bëjnë lojtarët të mi. Ky është futboll dhe gjithçka mund të ndodhë.

Spanja është një skuadër që nuk të lejon të luash, sepse ka shumë kualitet dhe gjithë kohën e mban topin. Ne do të provojmë të kundërsulmojmë dhe luajmë me kurajo.” deklaroi ai.

Aktualisht Spanja kryeson grupin dhe shkon direkt në Botëror nëse e mbyll kështu, ndërsa Italia shpreson te ndonjë hap fals për të shmangur ‘Play-off’-in.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Laskarina Bubulina dhe arvanitasit/ Auron Tare: Nuk kanë asnjë kontribut në çështjen shqiptare! Llalla: Janë vendas në Greqi, jo ardhacakë

Laskarina Bubulina dhe arvanitasit/ Auron Tare: Nuk kanë asnjë kontribut në çështjen shqiptare! Llalla: Janë vendas në Greqi, jo ardhacakë