Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili, u pyet në përfundim të mbledhjes së qeverisë edhe për rastin e Belinda Ballukut, së cilës iu sekuestrua një tjetër vilë dhe iu shtua akuza e mosdeklarimit të pasurisë. E pyetur nëse mazhoranca do të votonte pro në rast se SPAK do t’i drejtohej Kuvendit me një kërkesë të re që do të hapte rrugë për arrestimin e Ballukut, Ismaili tha se çdo deputet e gjykon vetë votën e tij. Sipas saj, drejtësia nuk është penguar të hetojë.

“Vullneti për të votuar pro apo kundër një vendimi, është e drejta e çdo deputeti. secili e gjykon vetë se si do të votojë. Ajo që di të them që në asnjë moment nuk është penguar drejtësia për të bërë punën e vet. Është e pavarur dhe në të drejtën e vet për të hetuar këdo që mund të jetë subjekt i hetimit. SPAK është duke bere hetimet, vullneti i votës se çdo deputeti është e drejtë e tij, s’mund të jap përgjigje se si do të votojë çdo deputet”, tha Isamili.


Lajmi kryesor:

'Prania Besnike', Ministrja Ismaili: Nga e premtja e ardhshme shtrihet edhe te ministrat (VIDEO)