Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur rreth mundësisë së dërgimit të trupave të Aleancës Veri-Atlantike në Ukrainë, në kohën kur Rusia po përdor ushtarë të Koresë së Veriut në luftën kundër fqinjit të saj perëndimor.

Ruttet në një intervistë për Fox News, hodhi poshtë mundësinë e vendosjes së trupave të NATO-s në rajon.

Nuk mendoj se është ide e mençur. Ajo që duhet të bëjmë është të siguroheni që ukrainasit mund ta çojnë përpara këtë luftë, mund të sigurohen që ata të jenë në një pozicion të fortë sa herë që bëhet fjalë për bisedimet, dhe kjo do të thotë se ne duhet t'i furnizojmë ata me armët që u nevojiten për ta bërë këtë, për të marrë një pozicion të fortë”, tha ai. 

Rutte u pyet nëse ai është i përgatitur ta çojë Putinin në tryezën e negociatave.