A do të ketë protesta në Kosovë? Albin Kurti në "5 pyetje nga Babaramo": E vendos partia, me të parë me të bërë!

I pyetur nëse do të ketë protesta qytetare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i hap rrugë qeverisë së re, Albin Kurti tha se këtë nuk e vendos ai, por strukturat e partisë.

"Ne jemi një subjekt politik demokratik që bën diskutime të brendshme dhe i merr vendimet me shumicë. Vendosin organet e subjektit tonë politik, nuk vendos unë, as në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe as në cilësinë e kryetarit të një subjekti politik. Vendos Vetëvendosja që është fituese e zgjedhjeve", tha Kurti.

Çfarë ndodh nëse turma njerëzish rrethojnë godinën e qeverisë dhe nuk ju lenë ju të dilni nga zyra?

"Këto janë pyetje të Shqipërisë. Me të parë me të bërë. Unë nuk dua të vendosem në pozitën e analistit që parashikon të tjerët, por as që fillon të parashikojë situatën e tij në situata hipotetike", u shpreh Albin Kurti.


Lajmi kryesor:

Kurti në '5 pyetje nga Babaramo': Duhen zgjedhje të reja, vendimi i Kushtetueses, i papranueshëm! As taksë, as karantinë për të hyrë në Kosovë


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë