A do të largojnë Rudina e Glauku enveristët e fundit nga PD?

A  do të largojnë Rudina e Glauku enveristët e fundit nga PD?

"Po më quajtët tradhëtar, nuk mërzitem". Kështu e përfundoi statusin e tij Glauk Olldashi, me mendimin e sinqertë për Partinë Demokratike, ku babai aderoi dhe besoi. Glauku është ende i ri, por dëshirën për të kontribuuar në politikë e ka shprehur. Glauku, si dhe Rudina Hajdari janë fëmijë që janë rritur me bukë dhe politikë, por ndoshta, paparashikueshëm, janë rritur edhe me edukatë, mirësjellje dhe liri. Mund të jenë shkollat, familja, vetvetja, Perendimi, nuk e di se cili është mielli real i formimit të tyre, por këta dy të rinj sot janë këta që shohim, janë ndryshe. Të drejtpërdrejtë në artikulimin e tyre, por gjithnjë me një mburojë që e mbajnë me vete për t'u mbrojtur në çdo rast nga shigjetat e gojëve të liga që nuk pranojnë mendimin alternativ. Tamam siç do të ndodhte në kohën e Enverit: Linçim publik dhe kolektiv ndaj të ndryshmëve.

Sa herë e kemi shkruar dhe pretenduar më parë: Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të durojnë akoma më gjatë gjuhën e shpifjes, të agresivitetit, të denigrimit apo gjuhën seksiste që lidershipi i vjetër i Partisë Demokratike solli dhe rrënjosi duke kalbur përgjithmonë ëndrrat dhe idealet në PD. Një turmë pa sy dhe pa tru, që në shesh dhe nëpër rrjete sociale imiton dhe shumfishon gjuhën e tyre dhe dhunën e liderit, nuk ka rrugë tjetër veç izolimit dhe fatit të zi të shuarjes përgjithmonë. Nga balta e plehu lindin zambakë të bardhë, thotë një shprehje e moçme aziatike dhe kjo do të ndodhë me siguri edhe në baltën më të pisët që ka prodhuar politika jonë. Dhe integrimi ynë në botën e qytetëruar parashikon edhe vyshkjen e më të fundit mentalitet enverist të gjyqeve popullore, prokurorëve pa avokatë, sigurimsave, persekutorëve, denigruesve, parazitëve që nën petkun e "Demokratëve" jetuan pa u shqetësuar deri më sot. Rudina Hajdari dhe Glauk Olldashi, e shumë të rinj me mentalitet perëndimor, janë shpresa për një demokraci reale, të barabartë, e konkurruese. Do të vijë kjo ditë në Shqipëri e do të dalin të rinj ndryshe. Nuk ka ku të shkojë.  

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodra: 03/07/2019 18:20

    Jam kundra idese qe po insatlohet ne shqiperi qe femijet e politikaneve te merren me politike dhe te jene te afte ta bejne. Nuk jemi mbreteri me Konte e Dukesha. Politika eshte pasion dhe deshire per te sjelle ndryshim ose per t'i bere gjerat me mire. Nuk mund te behesh politikan sepse ta ka lene baba amanet. Kjo gje eshte shume arkaike. Le ta provojne por do te digjen. Ndoshta mund te jene shume te afte ne fusha te ndryshme, me mire te eksplorojne sa te mundohen t'u ngjajne prinderve me cdo kusht. Anjshtajni ishte nje gjeni, por femijet e tij nuk e fituan Nobelin si ai.

    Përgjigju
  • xXx: 03/07/2019 17:02

    Keta jane njeri me guak se tjetri...

    Përgjigju
  • Good: 03/07/2019 14:44

    Rudina ndoshta po ky ska gjasa

    Përgjigju
  • xreport: 03/07/2019 14:12

    keto te dy eee??? as drejtor te nje kompanie nuk i vej

    Përgjigju
  • Glakuuuuu: 03/07/2019 13:57

    Mjer Shqiperia thuaj ne dore kujt ka rene edhe do bjeri thuaj...

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 03/07/2019 13:45

    Ky Glauku po e po qe do i coje perpara drejtesise vrasesit e babait te tij

    Përgjigju
    • Ehhhh: 03/07/2019 14:15

      Po se mos bene gje baballaret e ketyre qe te bejne fimijet

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU