A do të përfundojë ndonjëherë pandemia? Të gjithë po presim 'imunitetin e tufës' por historia nga ky qytet brazilian na bën pesimistë

A do të përfundojë ndonjëherë pandemia? Të gjithë po presim 'imunitetin e tufës' por historia nga ky qytet brazilian na bën pesimistë

Foto ilustruese

Pasi mendohej se në qytetin brazilian, Manaus ishte arritur “imuniteti i tufës” vendi u godit nga një valë e dytë e COVID-19.

Pranverën e vitit të kaluar, qyteti i vogël brazilian prej 2 milionë banorësh u godit rëndë nga pandemia. Në një studim është llogaritur se gati 76% e popullsisë është infektuar nga virusi dhe si pasojë kanë fituar “imunitetin e tufës”

Por ndërkohë në fund të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti një valë e dytë epidemie COVID-19 u “ringjallë” në këtë qytet.

Sipas një studimi lidhur me këtë qytet, mendohet që arsyeja e shpërthimit të valës së dytë të COVID-19 është për shkak të mbivlerësimit të “imunitetit të tufës”.

Në studim thuhet se në atë qytet janë vërejtur disa variante të reja të virusit dhe mbase këto nuk arrijnë të kapen nga antitrupat e njerëzve që kanë kaluar më parë COVID-19.

Gjithashtu, versioni i virusit i shfaqur së fundmi në Manaus është shumë më ngjitës se versionet e mëparshme dhe i ngjashëm me versionet e Afrikës së Jugut dhe Britanisë.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi në Brazil ka shkuar 9,339,921, ndërkohë ai i viktimave është 227,592 që nga fillimi i pandemisë.

Vaksinimi në Brazil ka nisur më 18 janar të këtij viti, pasi rregullatori përkatës në vend i dha “dritën jeshile” vaksinës AstraZeneca dhe Sinovac.

Megjithatë, Brazili mbetet ende një ndër shtetet më të goditura nga pandemia.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj