A përjashtohet Berisha më 18 dhjetor ? Agalliu: Për këdo që dëmton interesat e partisë, vendimi përcaktohet në statut! Në Vlorë 60% kanë firmosur për Kuvendin e Bashës

Për deputetin Arbi Agalliu, Partia Demokratike ka vetëm një Kuvend legjitim dhe ai është Kuvendi i thirrur më 18 dhjetorit dhe i ftoi të gjithë demokratët që të merrin pjesë dhe të shpalosin problematikat që ato kanë.

Në një intervistë për Report Tv, i pyetur nëse do të ketë shkarkime në Kuvend, (referuar ish-kryetarit Sali Berisha, i cili po mban një Kuvend paralel), Agalliu tha se kjo nuk është në filozofinë e Partisë Demokratike, por shtoi se kushdo që ka dëmtuar interesat e PD-së apo pengon misionin e saj, zyrtarisht në mënyrë masive me votë të lirë, merren masat që përcaktohen në statut. Në nenin 27 pika 2 e statutit të PD parashikohet që anëtarët që thyejnë disiplinën e partisë ndeshkohen me paralajmërim, pezullim dhe përjashtim.

‘Kuvendi i 18 dhjetorit ka një agendë të caktuar e cila mund të ndryshojë nëse e dëshiron shumica e delegatëve. Unë e kam thënë, jam shumë larg, asaj që quhet përjashtim. Partia nuk duhet të ketë përjashtime. Por nga ana tjetër me individë të cilët me veprimet e tyre, të përsëritura enkas që dëmtojnë interesat e një grupimi që quhet parti, siç është PD në këtë rast. Çdo individ që dëmton, apo pengon këtë mision të PD-së, zyrtarisht në mënyrë masive me votë të lirë merren masat që përcaktohen në statut. Akte që ndërmerren, nuk kanë të parën si qëllim përjashtimin, nuk do të ishim në këtë situatë nëse do të kishim këtë lloj filozofie. Basha po u jep një mundësi zyrtare atyre që mendojnë ndryshe që në datën 18 të shfaqin të gjitha problematikat e tyre.’- tha Agalliu.

Deputeti i PD-së, tha se Basha, po ofron për të gjithë demokratët që mendojnë ndryshe, që të shpalosin dhe artikulojnë në Kuvendin e 18 dhjetorit, të gjitha akuzat apo qëndrimet që kanë kundrejt tij.

‘Lidhur me dy kuvendet, unë do thoja e njoh një Kuvend. Pa dashur të shtyjë më tej në përçarje Basha apo Berisha, por për çdo person tjetër që e mendon jashtë linjës së Bashës, të vijë në Kuvendin zyrtar më datë 18 dhjetor dhe të shpalosin  të gjithë bindjet apo problemet, që kanë bërë që një grup i caktuar individësh ka propozuar mbledhjen e kuvendit më 11 dhjetor. Gjej rastin të ftoj të gjithë ato të mendojnë ndryshim që ti shprehim mendimet në kuvendin legjitim të 18 dhjetorit. Thelbi i Kuvendit në korrik ishte masakra zgjedhore. PD po bën të gjitha përpjekjet për të larguar këtë qeveri një orë e më parë. Një grupim njerëzish të caktuar dalin e thonë se kryetari i PD-së qenka njeriu i paaftë dhe i shitur por që nuk ishte kështu para 9 shtatorit. Në këtë kontekst, Basha ofron sot për të gjithë këta individë, të cilët mendojnë dhe flasin dhe akuzojnë të vijnë në datën 18 dhe të shpalosin aty të gjithë atë që artikulojnë gjatë gjithë kësaj kohe, duke votuar apo duke votëbesuar kryetarin e Partisë. Nëse shumica e kryetarëve nuk e mbështet më kryetarin Basha, por mbështet një alternativë tjetër  shumë kollaj shkarkohet kryetari.  Dhe për këtë zoti Basha, për t’ju ofruar demokratëve një forum, siç është Kuvendi, z. Basha. mori përsipër që të zhvillojë këtë Kuvend.’- tha Agalliu.

Agalliu nga ana tjetër tha se 60% e delegatëve në Vlorë, kanë votuar që të mblidhet Kuvendi i datës 18 dhjetor.

‘Janë mbi 60 të delegatëve të PD-së që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendit e 18. Unë kam bindjen se zëri ndryshe duhet të dëgjohet !’- tha Agalliu.

 

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 06/12/2021 14:56

    Ore po cesht ky anonim ore kush te njeh ty ore breksalep ????

    Përgjigju
  • adi: 06/12/2021 13:21

    agalli ne dt 12 ose do jesh para kryeministrise me popullin dhe opoziten reale, ose do jesh i fshehur ne paradhomen e edi rames bashke me lulzim bashen. ZGJEDHJA ESHTE E JOTJA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston