A duhet certifikatë vaksinimi në ambientet publike, Rama ndan mendimet e qytetarëve: Mbi 345 mijë qytetarë deri tani kanë plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar

TIRANË- Qytetarët janë të ndarë në dysh sa i përket vendimit nëse certifikata e vaksinimit duhet të jetë një domosdoshmëri për t’u treguar në hapësirat publike.

Disa janë të mendimit që pandemia po shkon drejt fundit dhe nuk duhet të bëhet me detyrim, të tjerë janë shprehur ‘pro’. Kjo pyetje është pjesë e pyetësorit të Këshillimit Kombëtar dhe mendimet e qytetarëve i ka publikuar kryeministri Edi Rama.

“Duhet të paraqeshin, rrimë aty në një tavolinë dhe marrim virozat”.

“Nuk duhet se tani pandemia po shkon drejt fundit”.

“Po do më pëlqente, unë e mbaj certifikatën me vete”.

“Do ishte mirë, e bëjnë në të gjithë botën pse mos ta bëjnë këtu te ne”

“Kjo është e domosdoshme”.

“S’ka nevojë tani”.

Duhet të bëhet se nuk jetohet me frikë”, janë disa nga mendimet e qytetarëve.

 

Rama ka bërë me dije se 345 869 qytetarë deri mbrëmë kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës së Këshillimit Kombëtar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 19/02/2022 00:14

    Shtetet e tjera po e heqin, ky akoma me certifikaten e vaksinimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër