Federatë pa Bashën e 2 aleatë, Meta: Të mirëpritur nëse duan të përballen me regjimin! Kandidat për kryeministër? Kreu i PL: Fuqizoj partinë

Me gjithë mungesën e Lulzim Bashës, i cili mban vulën e Partisë Demokratike zyrtare, dhe të aleatëve Shpëtim Idrizi e Dashamir Shehi në federatën që synon të unifikojë reagimin ndaj kryeministrit Rama, demokratëve në Elbasan, Gazmend Bardhi u tha se opozita është e bashkuar në një fron, larg përçarjeve të brendshme.

“Nuk do të duhet t’i flasim as me mëllef e as me inat, miqve e shokëve që kemi bërë 'beteja me ta. T’i ndërgjegjësojmë të jenë krah nesh, përballë Edi Ramës. Në 2025 PD duhet dhe është fituese e zgjedhjeve”, tha Bardhi.

Edhe vetë Ilir Meta e shmangu takimin e së premtes duke dërguar përfaqësueses Petrit Vasilin në zyrtarizimin e Federatës Opozitare nga 11 parti, përfshirë firmën e Sali Berishës në arrest shtëpie për aferën “Partizani”.

Në një konferencë për mediat të shtunën, kreu i Partisë së Lirisë bëri të qartë se synimi i tij është të fuqizojë forcën politike që drejton. Në mungesë të një emri opozitar për kryeministër të ardhshëm, duke e quajtur një eksperiencë të provuar, Meta lë të kuptohet se nuk e synon më postin.

“Besoj se emri im do udhëheqë PL, e cila do jetë jo vetëm një ndër tre forcat kryesor e politike, por do jetë faktor kryesor dhe katalizator për ndryshimin në vend. Preferojmë një kandidaturë sa më gjithëpërfshirëse. Aftësitë e mira si kryeministër janë treguar me herët”, tha Meta. 

Dy iniciatorët e Federatës, Fatmir Mediu e Agron Duka përsëritën ftesën ndaj kryetarit të vulës. Por kur gazetarët e pyesin drejtpërdrejtë për Lulzim Bashën, Meta përpiqet ta lë veten jashtë përplasjeve jo vetëm brenda Partisë Demokratike, por edhe braktisjes së koalicionit opozitar nga 2 aleatë besnikë të saj.

“Mua më është propozuar një dokument si kreu i PL, nga ana e PD dhe ai dokument që është bërë publik është shumë parimor dhe në përputhje me qëllimet dhe objektivat e PL. Se kam parë kush e ka firmosur por e kam firmosur sikurse do firmosja çdo gjë që është pozitive që i shërben përpjekjeve të përbashkëta për të rikthyer vendin në shinat kushtetuese, për të pasur demokraci funksionale”, tha Meta.

Atje ku Ilir Meta pritet të dalë hapur, është protesta e 20 shkurtit e Bardhit e Rithemelimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Koalicioni opozitar, Meta 'provokon' Berishën, fton Bashën: I mirëpritur në tryezë nëse do të përballet me regjimin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët u pyet nëse duhet të pjesë e Federatës së opozitës edhe Lulzim Basha. Meta tha se çdo njeri që do të përballet me regjimin është i mirëpritur në tryezë.

“Unë nuk jam këtu për të përjashtuar askënd që ka vullnet, që ka dëshirë dhe që është i lirë të vendoset përballë narkoqeverisë dhe narkoshtetit. Isha sot këtu me ju për të ndarë një shqetësim madhor për rreth 800 mijë pensionistë që jetojnë në kushte të mjeruara. Çdo njeri që ka dëshirë të përballet me regjimin është i mirëpritur në atë tryezë. Ju mund të pyesni iniciatorët, se s’kam qenë iniciator, pavarësisht se jam për bashkimin e gjithë forcave të vërteta opozitare në një përpjekje për largimin e një regjimi mafioz”, tha Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond brinja: 17/02/2024 23:09

    Ke mar fund Ilir si hyn me ne pun njeriu ti kete po thot dhe Nik evgjiti leshelis

    Përgjigju
  • Haha: 17/02/2024 17:22

    Na gajasi hajduti muti

    Përgjigju
  • TONI PLINKEN: 17/02/2024 17:13

    Politika ju bëri “skrapin e Skraparit”. Ju lutem, shijoni ato ditë me diell me fëmijët tuaj! Së shpejti mund t'ju mungojë dielli!

    Përgjigju
  • liku: 17/02/2024 15:25

    ti je per burg mor shok.....

    Përgjigju
  • Linda: 17/02/2024 14:20

    Federata eshte firmosur nga Like hajduti Mediu me proces te hapur ne SPAK per Gerdecin Berisha qe eshte ne arrest shpie Noka qe pritet te dali ne SPAK Bardhi tradhetari shpifanjosi qe shkon nga fryn era dhe jane te hapur per Bashen qe flet si kodra mbas bregut!! Cfare mund te presesh nga keto lloj tipash qe po mundohen te fshihen mbas emerimit "Federata" qe e vetmja gje qe kerkojn eshte te pengojn ecjen perpara dhe zhvillimin e vendit!

    Përgjigju
  • Eltijoni: 17/02/2024 13:56

    Ti je nje politikan i mbaruar... Si ke dhen ndonjher Shqiperis.... Vetem e ke vjedhur familjarisht....

    Përgjigju
  • korpuzi imones: 17/02/2024 12:16

    akoma ky kupuku i skraparit s eshte transeàferue ne Rec , hiqeni ket bajge helmuese koke paca

    Përgjigju
  • Cepan: 17/02/2024 12:03

    U shofte emri dhe rraca jote o fshatat i pagdhendur, hajdut dhe i lig ne te gjithe dimesionet njerezore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)