A është i shëndetshëm konservimi i ushqimeve? Nutricionistja Hyrida Basha: Po! Nuk i humbasin vlerat nëse përdorni këto teknika

TIRANË- Të gjithëve na pëlqejnë ushqimet e konservuara por ndonjëherë shqetësohemi se sa këto ushqime i ruajnë vlerat e tyre ushqimore. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” nutricionistja Hyrida Basha foli për ushqimet e ndryshme që mund të konservohen dhe kohën që mund të qëndrojnë pa humbur vlerat e tyre.

Ajo u shpreh se konservimi nuk do të thotë se me patjetër një produkt i humbet vlerat e tij ushqimore, por kjo varet nga mënyra e konservimit, koha që produkti qëndron i pakonsumuar.

Një ndër produktet që konservohet më shpesh është lakra e bardhë, ja se çfarë ndodh me vlerat e tij ushqimore në këtë rast:

“Turshitë e lakrës së bardhë  na ofrojnë elemente pa fund mineralesh ndërkohë që na ofron sasi probiotikësh që janë super të nevojshëm për sistemin tonë degjistiv për gjithë shëndetin e zorrës. Përpos kësaj nga lëngu i lakrës turshi të bardhës ne përfitojmë vitaminën U që ndikon jo vetëm në zhvillimin tonë neural por na jep edhe lehtësime të problematikave tona shëndetësore. Por turshi mund të marrim edhe prej karçofit ose argjinares që i quajmë, mund të bëjmë kastraveca turshi, kështu dhe i ruajmë për një kohë të gjatë dhe i konsumojmë kur na duhen por dhe nuk i humbasim vlerat” tha ajo.

Po frutat komposto sa të shëndetshme janë dhe sa i ruajnë vlerat e tyre ushqimore?

"Kompostot janë një mënyrë konservimi shumë e mirë, kuptohet duke ruajtur dhe ato balancat gjatë zierjes dhe gjatë përpunimit, kështu që nëse përdorim teknikat e duhura dhe jo shumë sheqer se tek e fundit nuk ka nevojë një frut ti hidhet sheqer atëherë padiskutim është një element i ushqyeshëm që mund ta përdorësh jo vetëm në formën e një mesvakti por edhe të kombinuar në një sallatë” tregoi ajo për emisionin “Rreze Dielli”.

A është një alternativë e mirë ngrirja e frutave dhe perimeve të një stine tjetër për t’i përdorur për një kohë të gjatë? Nutricionistja Hyrida Basha u shpreh se në fakt është një mënyrë shumë e mirë, edhe pse mund të humbasi një sasi të vogël të vitaminave ato vazhdojnë të përmbajnë një pjesë të madhe të tyre edhe pse të ngrira:

“Ajo çfarë ka rëndësi eshtë edhe mënyra se si ne e bëjmë ngrirjen. Frutat mund t’i konservojmë të ngrira ashtu sic janë por nëse flasim pastaj për perimet kemi teknika të ndryshme, duhet bërë pastrimi i disa mikroorganizamve” përfundoi ajo.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen