Inxhinieri shqiptar që punon në Vjenë Besmir Semanaj në një intervistë për Report Tv është skeptik se mbyllja e TikTok do të zgjidhë problemet sociale me të cilat po përballet shoqëria shqiptare.
“Personalisht nuk do të ishte zgjidhja mbyllja e TikTok, por në kushtet që ndodhet Shqipëria jam pro qëndrimit të Ramës. Kemi një numër të madh përdoruesish që po e keqpërdorin. Ata mund të kalojnë në një platformë tjetër, por platformat e tjera nuk monetizojnë sharjen fyerjen e kërcënimin
Nuk është faji i TikTok në të cilën shoqëria ndodhet në këtë gjëndje. Qeveria shqiptare duhet të ketë një plan masash për ndërgjegjësimin e të rinjve, shkollave dhe prindërve që në momentin që të ripahet përsëri të kemi një përdorim më të kujdesshëm” thotë Semanaj për Report Tv.
Megjithatë e sheh si mundësi reflektimi për të ndryshuar diçka ndërsa bën apel për të nxitur investimet për të rritur sensibilizimin e shoqërisë shqiptare.
Mbyllja një vit nuk mund të jetë një zgjidhje
"Nuk është çështja e TikTok në vetvete por shqiparët problematikë kanë zgjedhur të përdorin TikTok. Kontentin nuk e gjeneron TikTok, as videot me kërcënime, sharje, janë përdoruesit shqiptarë që shpërndajnë këto video, i bëjnë like, komntojnë share. Pra problemin e kemi ne si shoqëri. Pas mbylljes duhet të kemi investim për sensibilizimin e qytetarëve shqiptarë" apeloi Semanaj gjatë intervistës me skajp për gazetarin Nertil Agalliu.
Vendet më të zhvilluara në Evropë e kanë ndaluar këtë platformë si Anglia,Gjermania,Franca,Holanda,Danimarka etj.prandaj urgjentisht duhet të mbyllet sepse nxit krimin dhe ka prostitucion...
Përgjigju