Kompania japoneze e gomave, Autoway ka bërë një reklamë se si gomat e makinës mund të ndalojnë menjëherë në kushte dëbore apo ngrica.  Reklama fillon në një terren kodrinor të mbuluar nga bora.

Drejtuesi i makinës frenon menjëherë për të shmangur përplasjen me një njeri që qëndronte në rrugë dhe bënte autostop. Disa sekonda më vonë, fytyra e frikshme e personit që kishte ndaluar në rrugë shfaqet papritur dhe në mënyrë të frikshme tek xhami i makinës, duke i shkaktuar drejtuesit presion në mënyrë që të largohej menjëherë.

Reklama mund të konsiderohet si një nga më të frikshmet që është bërë ndonjëherë. Por, kompania Autoway sqaron se nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë sëmundje që mund të jetë shkaktuar nga përmbajtja e videos.

(v.gj/shqiptarja.com)