Teori të shumta kanë bërë xhiron e botës në rrjetet sociale në lidhje me arsyen e sulmit vdekjeprurës të trigrit të bardhë ndaj një të riu, i cili sipas dëshmitarëve ra aksidentalisht në kopshtin zoologjik në Delhi (Indi).

Pas publikimit të videos shokuese ku trigri pas disa minutash nga rrëzimi, kap të riun në qafë dhe e tërheq më në brendësi të kopshtit, njerëz të shumtë kanë shprehur pikëpamjet e tyre rreth incidentit. 

Disa prej tyre pohojë se njerëzit që ndodheshin në koopshtin zoologjik dhe që u bënë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, qëlluan me gurë në drejtim të tigrit, për të ndaluar sulmin ndaj të riut. Ata filluan të reagojnë pasi tigri i bardhë prej disa minutash qëndronte para të riut duke e parë atë me “kureshtje”.

Por një tjetër teori që qarkullon në rrjetet sociale e bën edhe më tragjike këtë ngjarje. Sipas raportit mjeko-ligjor, i cili citohet në mediat sociale, tigri i bardhë është përpjekur të shpëtojë të riun nga gurët që hidhnin nga sipër personat e tjerë që u bënë dëshmitarë të këtij incidenti dhe ta çonte atë larg prej tyre. Ashtu siç një tigër kap këlyshët e tij nga qafa për t’i shpëtuar nga kërcënimi, me këtë instikt natyral, tigri ka vepruar edhe ndaj të ritur. Për fat të keq, dhëmbët e tigrit në qafën e të riut i shkaktuan atij vdekjen. Sipas këtij raporti, viktima nuk ka pasur asnjë lëndim tjetër në trup përveç fytit të plagosur.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)