A janë në një lidhje? Adrola Dushi: Jam 'Capo' i vetes sime, por sigurisht që do të doja shumë që të kisha një partner të tillë

A janë në një lidhje? Adrola Dushi: Jam 'Capo' i vetes sime, por sigurisht që do të doja shumë që të kisha një partner të tillë

Adrola Dushi dhe Capital T

Prej shumë kohësh, modelja Adrola Dushi përflitet se është në një lidhje me reperin e njohur Capital T.

Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, edhe fëmijëve të vegjël nuk shpëtuan nga kureshtia.

“Ne vetëm shokë jemi”, tha ajo, por gjithsesi e pati një përshëndetje për të. Po ashtu ajo komentoi edhe një video të Capital T që thoshte në një edicion të kaluar të “Në Kurthin e Piter Pan” se personi të zemrës i ka thënë shumë herë të dua, por akoma nuk e ka propozuar.

“Shok e kam, por jo aq shumë sa të hapë zemrën”, u përgjigj Adrola pasi u pyet nëse e di për kë e ka thënë këtë gjë Capital T.

Noel: A ke një kapo në jetën tënde?

Adrola Dushi: Unë jam kapo i vetes time dhe këtë gjë ia mësoj dhe djalit tim, duhet të jetë i zoti i vetes. Por sigurisht që do të doja shumë që të kisha një partner kapo, i cili do më udhëhiqte në jetën time, sepse ne femrat jemi të brishta, duam qetësi, duam dashuri, ndërsa meshkujt janë më luftarakë, janë më të fuqishëm dhe sigurisht dua të kem një partner kapo në jetën time.

Alketa Vejsiu: Kam një foto këtu që kam dëshirë ta tregoj. Kam një foto për Adrolën dhe dua ta pyes pak nëse e njeh këtë True Kapon.

Adrola Dushi: Kapo, Kapo, Kapo. Ç’është kjo, ç’është gjithë ky emision. Kam frikë të shkoj në një emision Kapo, Kapo, Kapo. Ne vetëm shokë jemi. E përshëndesim Kapon kudo që ndodhet.

Alketa Vejsiu: E di që kështu ka thënë dhe ai për ty. Meqë ti e ke shok Kapon, që nuk duhet të jetë tension, por duhet të jetë relaks, shiko çfarë ka thënë ai kur ka qenë në Piter Pan.

Adrola Dushi: I kam thënë shumë herë të dua, por akoma nuk e kam propozuar, po presim për një moment më të mirë.

Alketa Vejsiu: Meqë e ke shok di gjë për kë e ka Kapo për këtë gjë që tha ?

Adrola Dushi: Shok e kam, por jo aq shumë sa të hapë zemrën. Këtë gjë nuk e di. Do e pyes, mbase do më thotë, nuk e di.

Alketa Vejsiu: Asgjë nuk morëm vesh, vetëm sa herë priten bileta Tiranë-Prishtinë-Neë York.

Adrola Dushi: S’ka.

Alketa Vejsiu: Nuk e di asnjeri vetëm e marrim me mend.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)