Sa hyn ne Doganën Shqiptare të Kakavijës syri të zë në kioskën e policit një poster të madh, ngjitur paksa shtrembër, e shkruar ne anglisht. Një foto e madhe me dy duar që mbajnë një Vazo antike greke dhe shenja e ndalimit më tërhoqi vëmendjen për ta parë nga afër. Posteri i madh kishte një Titull shumë domethënës. “Trashëgimia Kulturore-Identiteti Europian i Shqipërisë” dhe me poshtë po në anglisht një sërë radhësh shpjeguese për çdo të huaj që hyn në Kakavijë. Radha e njerëzve përpara policit ishte paksa e gjatë. Kështu qe për të kaluar kohën fillova ta shikoj me vëmendje Posterin e Trashëgimisë. Titulli i Posterit më pëlqeu shume. Një gjetje e MKRS-së, thashë me vete. Identiteti ynë europian është trashëgimia kulturore. Bravo Ministria!. Por me habiti fotoja e përzgjedhur. MKRS me këtë foto që ka vendosur për të ilustruar këtë ide kërkon me sa duket të dëshmojë edhe diçka tjetër. Duart e Ministrisë sonë të Kulturës që mbajnë Vazon antike helene në foto, me sa kuptohet kërkojnë të dëshmojnë se Trashëgimia jone kulturore përfaqësohet nga kultura helene. Ky është mesazhi i qartë që Ministria jonë dhe Drejtoria e Trashëgimisë kërkojnë të dëshmojnë. Nuk ka shpjegim tjetër kjo foto. Mesa duket, Ministria jone e Kulturës nuk di se në territorin e Shqipërisë krahas zbulimeve të mrekullueshme të artit helen apo Romak në kolonitë e bregdetit, ka ekzistuar edhe një Trashëgimi Kulturore e pasur Ilire. Objekte shume interesante qeramike, zbukurime apo armë të ndryshme të popullsive ilire janë gjetur pa fund. Ministria e Kulturës dhe Drejtori i Trashëgimisë Kulturore, arkeologu Lafe nuk e dine se ka me qindra artikuj të shkruara mbi kulturën Ilire, kulture të cilës një plejadë e madhe studiuesish kërkojnë t'i identifikojnë gjenezën e popullsisë shqiptare. A jemi apo nuk jemi ilirë? JO, me sa duket të gjitha mësimet e shkollës, artikujt e profesorëve të historisë, gërmimet e arkeologeve, studimet e gjuhëtareve e më the e të thashë hidhen poshtë lehtësisht nga Ministria jone e Kulturës dhe Drejtoria e Trashëgimisë. Të huajt që hyjnë ne Shqipëri dhe lexojnë posterin e MKRS-së nuk e njohin Çabejin. Nuk e kane lexuar ndonjëherë as M.Korkutin dhe as N.Cekën. Nuk i njohim studimet e një sërë studiuesish europianë për çështjet Ilire. Ata thjesht marrin një mesazh të qarte nga i zoti i vendit mu në portën e shtëpisë . "Trashëgimia Kulturore Europiane e Shqiptarëve është Kultura Helene". Bravo ju qoftë, o të mëdhenjtë e Kulturës sonë. A thua se nuk kishte mundësi që duart që mbajnë vazon Helene nuk mund të mbanin dot vazo Ilire? Zbukurimet e mrekullueshme të zbuluara ne Selcë të Mokrës nuk ishin të denja për posterin tuaj? Helmeta e famshme Ilire me të cilën krenohen Muzeumet e njohura të botës nuk ishte e denjë për t'u reklamuar ne hyrje të portave të Shqipërisë? Jo, Jo. Ministri ynë i Kulturës dhe Arkeologu Lafe që drejton punët e Trashëgimisë sonë janë të qartë. Identiteti ynë Kulturor është Helen.

Kioska ne Kakavijë: Pjesa e dytë
Teksa lexoja Posterin e Ministrisë së Kulturës, një autobus me udhëtarë sapo mbërriti dhe shqipot si ilire të vërtetë u sulën të gjithë pa radhë për të vulosur pasaportat. Plus disa të forte me benca të shtrenjte, me brekë të shkurtra dhe barkun përjashta iu shtuan radhës se gjatë. Kështu që nuk më mbeti gjë, por t'i rikthehesha leximit të Posterit. Pika 1. "vjedhja, grabitja dhe dëmtimi i monumenteve të kulturës, ansambleve, qendrave historike dhe parqeve arkeologjike është e ndaluar rreptësishtë me Ligj. Pika 3. " Vjedhja, grabitja dhe dëmtimi i çdo objekti me vlere të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë është rreptësishtë i ndaluar me Ligj dhe dënohet me gjobe apo me burgim" Denonconi ne numrin 129 ne se keni qene dëshmitar i veprimeve të mësipërme. "Ministria e Kulturës Rinise dhe Sporteve/Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore mbështetur nga ICEBERG". Kjo ishte ne mënyrë të përmbledhur teksti i Posterit të Ministrisë. Ndërkohë më kishte ardhur radha. Vulosa pasaportën dhe duke hipur në makinë vendosa të provojë nëse e gjitha ajo që shkruhej në Poster ishte e vërtetë. Telefonova ne numrin 129, pasi prita pak një zë me theks jugor por korrekt mu prezantua si oficeri i sallës operative.
Auroni- Jam një qytetar i thashë duke i dhënë emrin. Dëshiroja të dija ne se mund të denoncoja një tentative për prishjen e një Monumenti të Kulturës sipas udhëzimit qe sapo lexova në Posterin e MKRS.
Po,- me tha zëri matanë telefonit- mundeni.
Auroni- A është krim i dënueshëm tentativa për prishjen e një Monumenti Kulture të shpallur me ligj?
Oficeri i Policisë - Po, patjetër.
Auroni- Nëse ky Monument dëmtohet edhe pjesërisht a është i dënueshëm me Ligj?
Oficeri i Policisë - Po sigurisht ligji e përcakton qartë po dëmtove monumentin dënohesh me burg.
Auroni- Faleminderit, atëherë shënoheni ju lutem. Ka një tentative për të dëmtuar Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Oficeri- Po e shkruaj, edhe një herë, Pallati i Brigadave, Kuptova. Po kush është ky kërriç që do të prishë Pallatin e Brigadave?
Auroni: Z. Kryeministër
Oficeri- Kush more? Shiko more djalë po pse nuk e bën denoncimin në Tiranë, të lutem?
Auroni: Po i rashë numrit 129 dhe Ju me dolët, a mbajtët shënim apo jo?
Oficeri- Z. Auron, mirupafshim
E mbylla telefonin. Posteri ishte shumë i qartë. U drejtohej europianëve