Protestat kundër investimit 4 miliard dollarësh në Zvërnec kanë rritur shqetësimet për sigurinë në mesin e operatorëve turistikë, turistëve por edhe diasporës që kalon pushimet e verës në atdhe.

Një shqetësim i  tillë i ka ardhur kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në rrjetet e tij sociale nga një shqiptar që dëshiron të kalojë pushimet në Vlorë por nuk ndihet i sigurtë.

“Përshëndetje i nderuar. A jemi të sigurtë nëse kalojmë pushimet në Vlorë? Të faleminderit!” thuhet në mesazhin që Balla e ka ndarë edhe në rrjete sociale.

Përgjigja e Ballës është “mirë se vjen në atdhe” por ai shkon më tej duke u bërë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve kudo që janë që Shqipëria i pret për pushime. “Thuajani edhe të huajve. Fol shqip, pusho shqip” shkroi Balla.

Për të disatën herë që nga përshkallëzimi i protestave, Balla thekson rëndësinë e turizmit si motor i zhvillimit ekonomik të vendit, duke argumentuar se çdo akt që cenon këtë sektor dëmton të ardhurat, punësimin dhe perspektivën e zhvillimit të Shqipërisë.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Qershor, 18:28

    A duhet ta dorëzojë mandatin ‘Neomalësorja’ pas largimit nga grupi i PS?