Telefoni i atij mëngjesi jo fort të afërt më vuri në gjendje konfuze. Sepse kërkesa që më bëri një mik biznesmen, për të shkuar sa më parë tek ai, pasi donte të më kërkonte mendim për dicka, nxiti tek unë hamendësime të shumta. Dhe me këto hamendësime përshkova rrugën prej afro 1 orë, deri sa mbërrita tek ai. I njohur për stilin e tij të ciltër dhe të drejtpërdrejtë biznesmeni nuk më la kohë të kalamendem sërish në hipoteza, por e tha qëllimin e tij.
“Një forcë kryesore politike më ka kërkuar të kandidoj për deputet në listën fituese, ndaj doja të dëgjoja nga ti se cfarë më këshillon”, u shpreh ai. I lashë pak kohë vetes, duke “bluar” dhe medituar në këtë situatë e më pas i dhashë mendimin tim.
“Ti je biznesmen, përvoja e deritanishme ka treguar se përgjithësisht biznesmenët që kanë hyrë në politikën shqiptare kanë dështuar si politikanë, por kanë humbur edhe biznesin e tyre. Të jesh deputet do të thotë të jesh aktiv në debate, replika, analiza, fjalime e këto s’më duket se janë pika të forta për ty. Pa llogaritur faktin tjetër që si biznesmen do të të shndërrojnë në pagues faturash për aktivitete të ndryshme partiake, ndaj, mendoj se ske pse pranon”, përfundova.
Ai po rrinte i heshtur, duke më dëgjuar e pas pak tha: “dreqi ta hajë, ne kemi bërë deputetë të tjerët, le të bëhem edhe njëherë vetë”.
Para tij dhe pas tij është një numur i madh njerëzish nga bota e biznesit shqiptar që kanë hyrë në politikë. Por nuk kanë qenë nga kategoria e biznesmenëve më të mëdhenj të Shqipërisë. Nëse do ndodhesha edhe njëherë në pozita të tilla, ku dikush nga biznesi do të më pyeste nëse duhet të inkuadrohej në politikë apo jo sigurisht që përgjigja do të ishte pozitive dhe inkurajuese. Mirëpo tashmë nuk është cështja kryesore kjo. Pasi, sic thamë pak më sipër, biznesmenët që kanë hyrë në politika nuk janë të pakët. Sot cështja shtrohet nëse ka ardhur koha që edhe politika shqiptare të ketë Trumpin e saj apo jo?
Në fakt trendi njerëzve të pasur që kërkojnë pushtet politik po rritet globalisht. Donald Trump, Silvio Berlusconi, Michael Bloomberg e të tjerë kanë krijuar modelin e suksesshëm të kalimit të njerëzve të pasur në politikë dhe kjo sigurisht që do ndodhë edhe në Shqipëri. Problem është vetëm debatI për kohën: a ka ardhur tashmë ajo për vendin tonë?
Janë arsye të qarta ekonomike, sociale dhe teknologjike që e shtyjnë këtë prirjen e kalimit të njerëzve të pasur në politike, arsye këto që vlejnë sigurisht edhe për Shqipërinë.
Së pari, rritja e ndikimit të kapitalit privat: Në shumë vende, pasuritë e mëdha private po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim, duke krijuar kushte të të favorshme që individë të pasur të hyjnë në politikë. Pasuria e tyre u lejon të financojnë fushata politike dhe të konkurojnë me partitë tradicionale, madje edhe ti tejkalojnë ato. Kjo vlen edhe për Shqipërinë, ku gjithkujt i dalin para syve biznesmenë shumë të mëdhenj, që thirren si oligarkë, por që kjo nuk hedh dot poshtë faktin që ata janë tepër të pasur.
Së dyti, pakënaqësia me elitën politike: njerëzit në mbarë botën po bëhen më skeptikë ndaj elitave tradicionale dhe ndaj mënyrës se si politika trajton cështje të tilla si korrupsioni, papunësia, mjedisi etj. Pasuria shpesh portretizohet si një tregues i aftësive menaxheriale dhe i sukseseve, gjë që i ndihmon njerëzit e pasur të prezantohen si alternative më e mirë, më pragmatiste dhe më efektive. Edhe në Shqipëri kjo dukuri është mëse aktuale. Më e mprehtë se kurrë më parë.
Mbi 30 vite tranzicion nuk tregon gjë tjetër vecse paaftësinë, kriminalitetin dhe kalbëzimin e kësaj elite politike, e cila duhet të iki një orë e më parë dhe një nga mënyrat kryesore se si mund të ikë ajo është edhe dalja në skenë e një Trumpi shqiptar. Elementët e rinj që lindin në skakierën politike shqiptare nuk kanë forcën e duhur dhe mundësitë për të kaluar nga faza e filizit në atë të lisit.
Së treti, rritja e qasjes së drejtpërdrejtë te votuesit nëpërmjet mediave sociale. Platformat e mëdha sociale dhe fuqia e ndikimit online u kanë dhënë individëve të pasur një mundësi për të komunikuar drejtpërdrejt me votuesit, duke i bërë ata më të pavarur nga partitë tradicionale.
Mjafton ti referohesh mënyrës së komunikimit në median online të biznesmenit të mirënjohur Vasil Naci për të përfytyruar se si mund të jetë uragani i i përkrahësve në kushtet ku qëllimi më i gjërë, më i qartë e gjithëpërfshirës.
Së katërti, interesi për mbrojtjen e pasurisë së tyre. Shumë njerëz të pasur kërkojnë pushtetin politik për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të ndikuar në politikat që i prekin drejtpërdrejt, si taksat, rregulloret dhe marrëveshjet tregtare. Por ky reflex e instikt funksionon edhe në Shqipëri. Për më tepër në këtë vend ku biznesmeni shikohet me përcmim e urrejtje, ku biznesmeni stigmatizohet, sulmohet e përgojohet e ku elemetë të partive të reja politikë duan të bëjnë politikë duke përdorur urrrejtjen ndaj biznesit
Sigurisht që egzistojnë argumenta jot ë pakët edhe për pasojat negative të hyrjes së njerëzve të pasur në politikën e madhe.
Së pari është rritja e konfliktit të interesit. Kur individë të pasur hyjnë në politikë, ata mund të përballen me konflikte interesi, sidomos në lidhje me bizneset e tyre. Kjo mund të krijojë tensione për ndikimin e tyre në vendimmarrjen politike dhe mund të cojë në favorizimin e interesave të tyre mbi interesin publik.
Së dyti, ndikim më të madh mbi demokracinë dhe barazinë. Kur njerëzit e pasur mbajnë pozita të fuqishme politike ata mund të ndihmojnë në përqëndrimin e mëtejshëm të pasurisë dhe ndikimit, gjë që mund të krijojë pabarazi më të madhedhe të dobësojë institucionet demokratike.
Së treti, ndryshimi i formës së fushatave politike. Kandidatët e pasur mund të financojnë vetë fushatat e tyre dhe të shmangin burimet tradicionale, duke krijuar një garë të pabarabartë për kandidatët e tjerë, të cilët nuk kanë burime të ngjashme financiare.
Trendi global i kapërcimit të njerëzve të pasur në politikë reflekton një tendencë që mund të ketë pasoja afatgjata dhe për mënyrës si konceptohet lidershipi në të ardhmen.
Po',Ka ardhue koha e Trapir shqiptar.Sali Berisha duhet te lurohet dhe te behet president.Veprimtaria antikusjtetues,organizimi i grushtit te shtetit ,i lidh Fort te dy bashke.
Përgjigju