Afera 'Partizani'/ GJKKO i heq 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës! SPAK: E apelojmë! Avokati: S'ka rrezik për prishje provash! Në 13:30 kreu i PD-së shkon në seli

Tiranë- Pas 331 ditëve i 'burgosur' në shtëpi Gjykata e Posaçme ndryshoi sot masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për kryetarin e PD-së. Ish kryeministri Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. 

Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi e cila pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës të Sali Berishës për të revokuar masën e sigurisë. Avokatët kërkuan revokimin e masës së sigurisë me pretendimin se tani që dosja ka mbërritur në GJKKO nuk ekziston më rreziku për prishjen e provave. Ndërkohë prokurorët e SPAK kërkuan lënien në fuqi të masës së sigurisë dhe mësohet se do të apelojë vendimin.

Gjykata revokoi sot masën e sigurisë. Konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Prej sot është i lirë e pa asnjë masë sigurie. Mos u mërzisni që Sali Berisha u lirua' u tha gazetarëve avokati Genc Gjokutaj

Berisha ndodhej në 'arrest shtëpiak' prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' në kuadër të hetimeve për dosjen 'Partizani" 

Ndërkohë më 16 dhjetori është kjo gjyqtare që do të vendosë nëse do të kalojë dosjen Partizani për gjykim, do e rikthejë në SPAK apo do e pushojë si cështje

Sali Berisha është marrë i pandehur për akuzën korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.. Të pandehur Me Sali Berishën janë dhëndri dhe 3 të pandehurit e tjerë të dosjes 'Partizani'.

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:18
Gjyqtarja e GJKKO Davidhi i hoqi 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës, SPAK: E apelojmë

Prokuroria e Posaçme deklaroi se do të ankimojë vendimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga Flojera Davidhi, bën të ditur gazetarja Keti Banushi.

Sali Berisha ndodhej I arrestuar në shtëpi prej 331 ditësh. Kryetari i PD-së ndodhej në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.  

Vendimi u dha nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka dy muaj pasi Berisha refuzoi të zbatonte masën e parë të sigurisë që ishte detyrim me paraqitje. Ndërkohë pavarësisht ankimimeve në gjykatat më të larta, deri sot vendimi i Irena Gjokës për ndryshimin e masës nuk ishte rrëzuar. Ndërsa ky vendim është ankimuar dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut.

Ora 10:37
Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike

 

Pas 331 ditëve në arrest shtëpiak, për herë të parë Sali Berisha do të shkojë tek selia e Partisë Demokratike sot në orën 13:30, informon gazetarja Esiona Konomi.

Sot GJKKO vlerësoi se Berishës duhet ti hiqet masa kufizuese dhe të lihet i lirë. Avokati Gjokutaj u shpreh më pas për mediat se vendimi ekzekutohet që sot.

Po a i druhen një apelimi nga SPAK?
Avokati Gjokutaj tha se SPAK duhej ti vinte gishtin kokës pasi i kishte hipur kalit mbrapsht. 

Ora 10:17
GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga 'arresti shtëpiak'! SPAK të bëjë ç'të dojë, i ka hipur kalit së prapthi

 

Avokati Genc Gjokutaj bajti një prononcim të shkurtër me gazetarët pas seancës së sotme në GJKKO, e cila vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të PD-së, Sali Berisha. Gjokutaj tha se vendimi zbatohet që sot, ndërsa SPAK sipas tij të bëjë ç'të dojë me apeliimin, pasi i ka hipur një kali së prapthi thotë ai.

'Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për të  nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji.

Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë çtë dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot. absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia: 27/11/2024 10:45

    Çudi qe nuk priten Srrasburgun, drejtësi e pavarur edhe e re se harrova.

    Përgjigju
  • Qytetari: 27/11/2024 10:35

    Per cfare ishte ne arrest shtepie? Se nuk u paraqit ne prokurori. Mos beni sikur arritet ndonje fitore historike, thjesht per budallikun e tij dhe te atyre qe e rrethojne ishte ne ate situate, pasi po te paraqitej ne prokurori qe ne fillim do mbetej ne gjendje te lire. Ka nevoje Rama per rival kufome thuaj.

    Përgjigju
    • 313: 27/11/2024 11:47

      ta gezojm edhe 4 vjet mbretin tone Ramazonin. kto k@rat e PD gzojn se do rrijn prap ne opozit se aty e kan vendin.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

‘Të kam xhan’, zbardhen bisedat mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty

‘Të kam xhan’, zbardhen bisedat mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty