A ka perfitime shëndetësore të jesh vegan?

A ka perfitime shëndetësore të jesh vegan?

Foto ilustruese

Veganët po shtohen çdo ditë e më shumë dhe një nga arsyet është se grupi i ushqimeve që konsumohen shihen si më të shëndetshme.

Për shembull, numri i veganëve në Mbretërinë e Bashkuar është katërfishuar midis vitit  2006 dhe 2018, sipas hulumtimeve nga “Shoqata Vegane”.

Sipas BBC, dieta vegane përgjithësisht konsiderohet të jetë më e lartë në fibra dhe më e ulët në kolesterol, proteinë, kalcium dhe kripë sesa çdo dietë tjetër, por ekzistojnë akoma keqkuptime dhe shqetësime të gabuara rreth heqjes së mishit, peshkut, vezëve dhe qumështit nga dietat tona, pra të gjitha produkteve shtazore

Një shqetësim i zakonshëm është nëse një dietë vegane siguron mjaftueshëm vitaminë B12, e cila ndihmon në parandalimin e dëmtimit të nervave, e cila gjendet në mish, peshk, vezë dhe qumështore, por jo në fruta apo perime.

Rekomandohet që të rriturit të konsumojnë 1.5 mikrogramë të vitaminës B12 në ditë.

"Një mungesë e B12 mund të çojë në simptoma neurologjike siç janë mpirja dhe është e pakthyeshme nëse mangësia është e pranishme për një kohë të gjatë", thotë Janet Cade, nga Grupi i Epidemiologjisë Nutricionale, “Shkolla e Shkencave të Ushqimit dhe Ushqyerja”.

Një studim i fundit që përfshin 48,000 njerëz mbi 18 vjet krahasoi shëndetin e mishngrënësve, pescatarianët - të cilët hanë peshk dhe qumështor, por jo mish - dhe vegjetarianët, përfshirë disa vegjetanë. Ata zbuluan se njerëzit që hanë dieta vegane dhe vegjetariane kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, por një rrezik më të lartë për goditje në tru, ndoshta pjesërisht për shkak të mungesës së B12-ës.

Studiuesit zbuluan se ata që nuk hëngrën mish kishin 10 herë më pak raste të sëmundjeve të zemrës dhe tre goditje të tjera për 1000 njerëz që u morën në studim.

Studiuesi Tammy Tong, epidemiolog ushqyes në Universitetin e Oksfordit, thotë se rreziku më i lartë i goditjes hemorragjike mund të jetë për disa arsye.

Goditja hemorragjike shkaktohet nga një gjakderdhje në tru. Ndërsa kolesteroli i ulët është mbrojtës për sëmundjet e zemrës dhe goditjen ishemike, ka disa prova që tregojnë se niveli i ulët i kolesterolit (i lidhur me dietën vegane dhe vegjetariane) mund të jetë i lidhur me një rrezik të vogël të goditjes hemorragjike.

"Veganët dhe vegjetarianët gjithashtu kanë një rrezik më të lartë të mungesës së B12, e cila mund të jetë e lidhur me rrezikun më të lartë të goditjes në tru",  thotë ajo.

Në vendet ku ushqimi nuk është i pasur me B12, ai rekomandon shtesa me vitamina.

Rekomandohet gjithashtu që vegjetarianët të marrin suplemente B12 dhe të sigurojnë që çdo fëmijë dhe bebe të ushqehet me dietë vegane duke marrë mjaftueshëm B12.

Një shqetësim tjetër i zakonshëm për ata që tundohen të nisin këtë dietë, është nëse dieta vegane siguron proteina të mjaftueshme.

"Asnjëherë nuk kemi parë çështje me mangësi të proteinave, vetëm te njerëzit që nuk hanë me mjaft kalori. Proteina është në çdo gjë", tha specialisti.

Për ata që shqetësohen, qumështi i sojës ka afërsisht të njëjtën sasi proteine ​​si qumështi i lopës.

Gjithashtu është  e pamundur që një dietë vegane të shkaktojë mungesë hekuri, për sa kohë që dieta juaj përfshin fruta dhe perime të çdo ngjyre.

"Me kalimin e kohës, trupi mund të përshtatet me një sasi hekuri në dietën tonë dhe nëse keni një konsum më të ulët të hekurit, ai mund të përdorë me efikasitet atë hekur",  thotë ai.

Springman thotë se një dietë e ekuilibruar vegane është një nga dietat më të shëndetshme.

Kemi zbuluar se dieta vegane mund të jetë një nga dietat më të shëndetshme, sepse është më e lartë në fruta, perime dhe bishtajore dhe përfitimet shëndetësore nga kjo kompensojnë çdo gjë tjetër.

Ai këshillon të hani shumë fruta dhe perime me një larmi ngjyrash, arra,thjerrëza,  fara chia e liri, të cilat përmbajnë Omega 3.

Për ata që shqetësohen se dieta vegane nuk ofron shumëllojshmëri të mjaftueshme, një studim në vitin 2018 nuk gjeti prova që një dietë më e larmishme promovon një dietë ose peshë më të shëndetshme.

Në fakt, ata zbuluan se ata që hanin një dietë më të larmishme priren të hanin ushqime më të përpunuara dhe pije me sheqer.

Duke folur për ushqime jo të shëndetshme, Springman është i shqetësuar për rritjen e popullaritetit të ushqimit vegan.

Njerëzit që hanin më shumë fruta dhe perime në përgjithësi hëngrën më pak mish të kuq dhe të përpunuar, bulmet dhe peshk.

Në një studim të kohëve të fundit duke parë efektet e një diete të lartë në bimë, por jo rreptësisht vegane, studiuesit përdorën indekse që renditnin njerëzit sipas asaj se sa dieta e tyre përbëhej nga ushqime me bazë bimore, krahasuar me ushqimet për kafshët.

Edhe ata që hanin ushqimet më të bazuara në bimë hëngrën edhe bulmet, peshk e mish.

Ata që kishin dietat më të bazuara në bimë dhe konsum më të ulët të produkteve shtazore, shënuan më mirë në shënuesit shëndetësorë.

Ekziston deri në 32% rrezik më të ulët në mesin e atyre me konsum më të lartë të ushqimeve me bazë bimore për sëmundje kardiovaskulare, pas rregullimit të moshës, seksit, racës, edukimit dhe sjelljeve shëndetësore si pirja e duhanit, marrja e alkoolit dhe ushtrimet.

Ajo zbuloi se njerëzit që hanin më shumë fruta dhe perime në përgjithësi hanin më pak mish të kuq dhe të përpunuar, bulmet e peshk.

Sidoqoftë, hulumtimi nuk konfirmon nëse marrëdhënia midis ngrënies së më shumë ushqimeve me bazë bimore dhe një rreziku më të ulët të sëmundjeve të zemrës bie në një pikë të caktuar.

Me fjalë të tjera, nuk vërtetohet nëse një dietë rreptësisht vegane është më e dobishme sesa një dietë e përbërë kryesisht nga fruta dhe perime, por me disa produkte shtazore.

Përfitimet shëndetësore nga një dietë me bazë bimore janë nga një kombinim i të ngrënit më shumë fruta dhe perime, dhe sasi më të ulëta të ushqimeve shtazore, duke përfshirë yndyrën e ngopur.

Këta faktorë jetese, të cilët gjithashtu mund të kontribuojnë në një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe vdekshmërisë, mund të sugjerojnë që dieta e veganit vetëm është më e shëndetshme sesa është njohgur deri tani.

Këto studime shërbejnë si një pikënisje, thotë Faidon, dhe për shkak se shumica e të dhënave për veganizmin janë vëzhgimi, ka ende paqartësi rreth dietës vegane, veçanërisht kur bëhet fjalë për efekte afatgjata.

Ndërsa glukoza më e lartë në gjak mund të tregojë një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit.

Evelyn MedaWar, autor i një përmbledhjeje të provave të kontrolluara të rastit, të cilat shikojnë përfitimet metabolike të një diete me bazë bimore, thotë se është me të vërtetë e rëndësishme që më shumë studiues të fillojnë të shohin efektet shëndetësore të dietës.

"Për momentin, shoqëria është përpara hulumtimeve kur bëhet fjalë për dietën vegane.

Shumë njerëz kanë dyshime për dietën vegane për shkak të mungesave të mundshme të lëndëve ushqyese, dhe vetëm tani studiuesit po shikojnë këtë dhe përfitimet dhe rreziqet afatgjata.

Dieta vegane duket se është e lidhur me një shëndet më të mirë të përgjithshëm, përveç densitetit të kockave dhe frakturave.

Ne duhet t'i heqim këto frikë, ose të njohim pasojat afatgjata. Kjo mund të bëjë që më shumë njerëz të interesuar të marrin dietën vegane për arsye shëndetësore", është shprehur specialistja Medaëar.

Do të duhen disa vjet, thotë Medaëar, përpara se të bëhen hulumtime për të kuptuar mekanizmat që mbrojnë sesi një dietë vegan ndikon në shëndetin tonë, pasi do të kërkojë studime të kontrolluara.

Veganët kanë një indeks më të ulët të masës trupore (BMI) që do të thotë nivele më të mira të kolesterolit dhe presion të ulët të gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Ndërkohë, ekspertët këshillojnë që dieta më e mirë vegane është ajo që përfshin shumë fruta dhe perime, dhe shtesa B12, dhe më pak ushqime të hedhura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren