Ish-deputeti Ervin Salianji ka zbuluar detaje nga marrja në pyetje e ish-kryetares së SHISH, Vlora Hysenit, në Komisionin e Sigurisë në vitin 2023.

Salianji tha se e pyeti Hysenin nëse kishte shkuar në Beograd pas marrjes së detyrës dhe nëse kishte njohje me Ergys Agasin. Sipas Salianjit, në rastin e parë Hyseni nuk i ishte përgjigjur, ndërsa njohjen me Agasin e kishte mohuar kategorikisht.

"Kush nuk e di që kjo zonja ka qenë emërimi i Gysit me kompani. Ma thoni pak ju çfarë pushteti kishte Agasi që kjo zonja i çonte dokumenta sekrete. E kam pyetur në Komision 'ke qenë ti zonjë ne Beograd?'. Fare nuk u përgjigj, e mbyllëm Komisionin. Edhe për Agasin e kam pyetur drejtpërdrejtë, 'nuk kam njohje' më tha", rrëfeu Salianji në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Kreu i SHISH nën arrest/ Salianji në “Repolitix”: Informacionet sekrete u jepeshin grupeve kriminale për shantazh! As skenaristi i filmave nuk do ta imagjinonte