A lindi vërtet Jezusi më 25 Dhjetor?

A lindi vërtet Jezusi më 25 Dhjetor?

Afresk i Jesu Krishtit

Çështja e datës së saktë të lindjes së Jezu Krishtit, është debatuar për shekuj me radhë. Ka nga ata që shqetësohen se 25 dhjetori mund të mos jetë koha e duhur për të festuar lindjen e njeriut që e ndryshoi historinë e botës. Ndërkohë prift i shquar ortodoks grek, Panajotis Papageorgiu, që shërben në Kishën Ortodokse Greke të Përfytyrimit të Shenjtë në Gjeorgji, pranon se ka një kontradiktë në caktimin e Krishtlindjes më datën 25 dhjetor.

Ai citon Ungjilli i Lukës që thotë se “në atë rajon kishte barinj në fushë, që ruanin kopenë e tyre natën”. Argumenti është se dhjetori, ishte një muaj shumë i ftohtë, ndaj barinjtë nuk mund të ishin në fushë duke ruajtur kopetë e tyre! Prandaj, ithtarët e kësaj teorie pohojnë se Jezusi duhet të ketë lindur në pranverë.

“Barinjtë qëndronin kryesisht në kullota verore, dhe i zhvendosnin bagëtitë në shpellat e zonës gjatë stinës së dimrit. Delet nuk kullosnin në fushë natën. Barinjtë vetëm sa i ruanin kopetë e tyre; ndoshta me turne gjatë natës, pasi delet qëndronin në vatrat e zjarrit të ndezura në shpellat aty pranë”- shpjegon Papageorgiu.

Ai shton se ndonëse moti në atë pjesë të botës mund të jetë i ftohtë në dhjetor, temperaturat mund të jenë gjithsesi mjaftueshëm të larta që barinjtë të vazhdojnë t’i nxjerrin kopetë e tyre gjatë ditës, dhe t’i kthejnë brenda shpellave gjatë natës, ku është shumë më ngrohtë se sa në stanet e tyre verore, një praktikë kjo që është e përhapur ende sot në disa vende në Lindjen e Mesme.

Një tjetër element, që përmendet shpesh nga ata që tallen me kremtimin e Krishtlindjeve, ishte se paganët e lashtë kremtonin në këtë datën një festë për ndër të Saturnus, perëndisë së bujqësisë, që sipas kalendarit romak përkonte me Solsticin Dimëror.

“Është e vërtetë që shumë festa pagane u kristianizuan gjatë shekullit IV e tutje, dhe kjo e bën këtë një pretendim të arsyeshëm. Megjithatë, kjo nuk është provë përfundimtare se lindja e Krishtit nuk ka ndodhur në një nga ditët e dhjetorit, edhe nëse nuk ka qenë saktësisht më 25 dhjetor. Madje dhe edhe nëse të krishterët e kanë vendosur qëllimisht lindjen e Krishtit në ditën e festës pagane”-thekson thotë Papageorgiu.

Festa e Krishtlindjeve, u kremtua për herë të parë në fillim të shekullit IV, fillimisht në Romë (në vitin 336 Pas Krishtit) dhe më pas në pjesët lindore të Perandorisë nga fundi i atij shekulli, ku gjejmë një predikim nga Shën Gjon Gojarti, i cili shpjegon pse festimi i Krishtlindjeve ndodh në dhjetor dhe saktësisht në datën 25 dhjetor, duke ofruar prova historike nga ngjarjet e Dhiatës së Re.

Shën Krizostomi, duke predikuar në fundin e shekullit IV në Antioki, vetëm 10 vjet pas kremtimit të parë së festës së Krishtlindjes në Lindje, ofron një shpjegim mbi zgjedhjen e kësaj date. Ai thekson se vendimtare është koha e regjistrimit të popullsisë, siç përmendet tek Luka 2:1-7.

“Ai ishte regjistrimi i parë i popullsisë, që ndodhi që kur Kuirinius ishte caktuar guvernator i provincës romake të Sirisë. Cilido që dëshiron të dijë kohën e saktë të censusit mund të kërkojë lirisht kodikët e lashtë, të cilët ruhen në bibliotekat publike të Romës”- thekson ai.

Ungjilli i Lukës 1:8-15 tregon se Zakaria hyri në tempull për t’u falur, ku pa vegimin e një engjëlli të Zotit, i cili e njoftoi për lindjen e djalit të tij, të cilin ai do ta quante Gjon. “Menjëherë pas atij momenti, gruaja e tij Elizabeta mbeti shtatzënë”- shpjegon Papageorgiu. Dhe Krizostomi vë në dukje se 6 muaj më vonë, engjëlli Gabriel iu shfaq Virgjëreshës Mari dhe i thotë asaj do të lindë Birin e Perëndisë, teksa i zbulon se kushërira e saj Elizabeta ishte tashmë në muajin e gjashtë të shtatzënisë (Luka 1:30-37).

“Kjo do të thotë se se Elizabeta mbeti shtatzënë (me djalin e saj Gjon Pagëzorin) në fundin e muajit shtatorit, pas festës së Tabernakujve, ndërsa Maria 6 muaj më vonë në fundin e muajit të mars. Nëse numërojmë 9 muaj nga ajo kohë, atëherë mbërrijmë në fundin e dhjetorit, që është koha kur lindi Jezusi. Prandaj është i justifikuar festimi i Krishtlindjeve më 25 dhjetor”- thekson Papageorgiu për “Greek Reporter’. Natyrisht, është e pamundur të dihet dita e saktë kur lindi Krishti, megjithatë besimi i krishterë nuk varet nga saktësia e kësaj date. / GreekReporter – Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrati: 21/12/2021 11:06

    Grekeve edhe me kyt dat ju del pun se mos ishte voreipirotes edhe Krishti dhe po na tregojn tashi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin