A mund të marr rreze dielli në park? Tashmë është një pyetje e thellë morale

A mund të marr rreze dielli në park? Tashmë është një pyetje e thellë morale

Foto ilustruese

Dielli në park normalisht është shumë i bukur, por kohët e fundit po shkakton zemërim. Policia është shumë e zënë duke mbyllur të gjitha parqet.

Bllokimi i lëvizjeve nuk është asnjëherë i mirëpritur, por kur moti është i mirë, është edhe më e pa rezistueshme shëtitja në natyrë. Shumica e njerëzve nuk e pranojnë të mos dalin.

Sipas "The Guardian", filozofët dhe politikanët kanë diskutuar gjatë për konfliktin mes zgjedhjes individuale dhe të mirës se përbashkët, mes rregullave të përgjithshme, përjashtimeve dhe kanë arritur në përfundime të ndryshme në lidhje me përgjigjen e duhur.

Disa filozofë moralë e kanë menduar se kjo qasje është e moralshme, rregullat bëhen që të prishen dhe njerëzit janë më të lumtur kur i thyejnë ato.

Detyra jonë themelore morale tha filozofi John Stuart Mill, është të prodhojmë lumturinë në një numër të madh njerëzish. Por nëse mund ta bëni këtë, ndërsa jeni vetë të lumtur duke qëndruar në diell apo duke bërë piknik, ndërkohë që të tjerët respektojnë rregullat e izolimit a do e ndjeni vetën më mirë moralisht?

Të shihni që familja juaj është e kënaqur duke luajtur në natyrë, kjo ju bën të lumtur, por gjithashtu kjo do të nxisë edhe njerëzit e tjerë që të dalin dhe e gjithë kjo do të ishte e rrezikshme për të gjithë ne, kështu që do të ishte shumë më mirë të rrinim në shtëpi.

Emanuel Kant shkruante se duhet të mendojmë një pyetje kryesore “po sikur ta bëjnë të gjithë?”

Kjo gjë do të thotë se nëse ne duam që të dalim në park të pikturojmë, pa menduar shumë se këtë gjë mund të duan edhe të tjerët, kjo do të thotë se ne nuk mendojmë shumë për të mirën e përgjithshme, por kjo nuk është një mënyrë për t’i trajtuar njerëzit e tjerë me respekt.

Sipas Kant, kjo nuk është e drejtë. Nëse pranojmë që morali nuk është vetëm çështje e dëmit dhe përfitimit, por edhe respektit dhe drejtësisë, mund të shohim se çfarë është e gabuar me piknikun në park në këtë kohë.

Por, pasi të fillojmë të mendojmë në këto terma, duhet të shikojmë një pamje shumë më të gjerë.

Siç theksojnë filozofët politikë si Karl Marksi, vendimet tona individuale merren kundër një sfondi shoqëror që ne nuk kemi zgjedhur. Izolimi është një përvojë shumë e ndryshme për njerëz të ndryshëm, në varësi të personalitetit të tyre, rrethanave familjare dhe kushteve të tyre të jetesës.

Është më e lehtë të qëndrosh në një shtëpi të madhe dhe të gjerë me një kopsht të këndshëm, sesa në një banesë në pallat pa hapësirë dhe gjelbërim. Izolimi forcon pabarazitë ekzistuese sociale.

Edhe pse të gjithë duhet t’i zbatojmë udhëzimet, nuk do të thotë se ne duhet të fajësojmë ata që nuk e bëjnë, duke mos ditur se çfarë është për ata qëndrimi në shtëpi, duke mos ditur arsyet e tyre për të qenë jashtë. Sigurisht që ato duhet të jenë në përputhje, por të jenë të sjellshme, shumica e njerëzve po përpiqen shumë.

Jeta e tanishme është një krizë e madhe, por dielli në park shton pyetje të thella në lidhje me atë që ka rëndësi për të gjithë, lumturinë tonë, lumturinë e të gjithëve edhe nëse përmbushin rregullat.

Më në fund, ne mund të tërheqim një vlerë tjetër shumë të rëndësishme për Marksin, vlerën e solidaritetit. Ekzistojnë pabarazi të mëdha midis ngarkesave që u kërkohet disa prej tyre të mbajnë për hir të shumë njerëzve. Mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë kryesorë rrezikojnë vazhdimisht jetën e tyre për t’u kujdesur për të sëmurët dhe për të mbajtur në funksion shërbimet thelbësore.

Për pjesën tjetër, ka shumë pak që mund të bëjmë për të bërë një ndryshim në këtë krizë globale. Është e lehtë të ndjehen të pafuqishëm dhe të mbingarkuar. Por në fakt, duke u ulur në shtëpi, ne mund të solidarizohemi me ata që janë të detyruar të qëndrojnë jashtë. Në duhet të bëjmë pjesën tonë dhe të trajtojmë drejt të gjithë të tjerët që janë duke bërë të njëjtën gjë.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë