A mund të ndodhë nesër një takim Rama-Basha?

A mund të ndodhë nesër një takim Rama-Basha?

Takimi i fundit Rama-Basha pas marreveshjes se 17 majit te vitit te kaluar

Nesër deri në datë 2 mars  në Tiranë dhe Lezhë do të zhvillohet Samiti i Dytë i Diasporës. Të ftuar do të jenë shumë personalitete nga Kosova dhe Maqedonia.

Report Tv ka zbardhur axhendën e samitit të Diasporës, ndërsa i ftuar është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili është përcaktuar që të mbajë fjalën i parafundit, pasi programi i ditës së parë të samitit do të mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Por a do të marrë pjesë lideri i PD-së në samitin e Diasporës?

Një gjë e tillë pritet për t'u parë nesër, pasi opozita po vijon aksionin opozitar pas largimit nga parlamenti dhe nisjes së protestave. Basha dhe Kryemadhi kërkojnë largimin e qeverisë Rama nga pushteti, por kryeministri është shprehur i vendosur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë vetëm në vitin 2021, pra në fund të mandatit. Ndërkombëtarët hoqën dorë nga negocimi për daljen nga kriza politike në Shqipëri duke e cilësuar si cështje të brendshme që duhet ta zgjidhim vetë (lexo ketu).

Axhenda e samitit te Diaspores

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë