A mund ti besosh 'garancisë' së Lulzimit ?

A mund ti besosh 'garancisë' së Lulzimit ?

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një mesazh për të gjithë punonjësit e administratës publike, por edhe efektivët e policisë dhe pjesëtarët e Forcave të Armatosura, shprehej  se “ata duhet të mos kenë frikë nga “ndryshimi” dhe “të dalin të votojnë masivisht për ndryshimin”. Basha tha  gjithashtu se “administrata shtetërore ka garancinë time se do trajtohen me dinjitet pas 25 prillit, nëse PD vjen në pushtet”.

I pyetur nga një qytetare se “çfarë masash e çfarë qëllimesh keni për administratën shtetërore” Basha tha se “zotit kryeministër i ka ikur mendja kur shef shqiptarët e bashkuar për ndryshim, administratës, çdo punonjësi të administratës, punonësi të policisë së shtetit, çdo pjesëtari të Forcave të Armatosura, të sektorit publik unë, unë  dhe koaliconi ynë,  i garantojmë se kush zbaton ligjin,kush kryen detyrat për të cilat i paguan taksapaguesi shqiptar, nuk ka pse të ketë frikë”.

Por a mund ti besosh “garancisë” që jep Basha sot, kur dihet se si veproi ai dhe ish-kryeministri, pasi erdhën në pushtet në 2005, a mund ti besosh “garancisë” së tij, kur dihet se brënda 90 ditëve të para të qeverisjes “Berisha-2”, ikën nga puna mbi 16 mijë vetë, specialistë dhe njerëz të shkolluar, duke u zëvëndësuar me militantë të pashkollë, të gjithë me dëftesa dhe diploma të blera. Si mund ti besosh “garancisë Basha”, kur ka 5 vjet që nuk kryen zgjedhje të lira në partinë e tij, kur ka 5 vjet që nuk mbledh njëherë kryesinë, nuk riorganizon dot partinë, që nuk zgjedh me votë të lirë dhe të ndershme kryetarët e degëve, por i emëron nga 3-4 herë në vit sipas interesave.

Si mund ti besosh “garancisë Basha”, kur ç’ka premton, propozon dhe deklaron në mëngjes, e bën hasha në darkë. Si mund ti besosh “garancisë Basha”, që ka 8 vjet që akuzon dhe presionon “oligarkët” dhe sot i ka miq për kokë, duke shtuar pronat dhe pasurinë, falë kontributit të tyre. Si mund ti besosh “garancisë Basha”, kur firmosi marrëveshjen e 17 Majit me Edi Ramën, dhe pas 30 ditësh e shkeli atë, dhe ju bind “babait të tij politik”. Si mund ti besosh “garancisë Basha”, kur mbajti për 3 muaj e ca njerëzit në “çadrën e lirisë”, dhe pastaj i përzuri ata duke i mashtruar sikur të mos kishte ndodhur gjë. Dhe faktet mbi Lulzimin nuk mbarojnë, aq sa edhe të vetët, kryesisht në rrethe po dalin hapur kundër retorikës boshe të kësaj fushate.

Natyrisht, “garancia” që nxiton tu japë Basha  së fundmi punonjësve të administratës, është “pika e fundit” e programit bosh që ai ka prezantuar deri sot para shqiptarëve. Administrata e shtetit, nuk ka pse merr “garanci” nga një kryetar opozite, kur aktualisht ndjehet komode, e vlerësuar, dinjitoze, dhe e papërdorur nga qeverisja dhe kryeministri. Mjafton të kujtojmë “porositë dhe urdhërat” që jepeshin me sms për 8 vjet në  qeverisjen “Berisha-2” për drejtorët dhe nënpunësit e administratës për të mbushur autobuzët dhe furgonët në mitingje, (madje edhe për nxënësit e shkollave) dhe të bindesh sa e garantuar është “garancia Basha”.

Shqiptarët nuk i kanë harruar, as skenat e dhunës dhe kërcënimet e Bashës,tek dilte në protesta me molotovë,ndaj efektivëve të policisë apo eprorëve të tyre, që edhe pse nën stres dhe goditje fizike, ata  zbatonin ligjin. E  si mund ti besosh “garancisë” së tij, kur edhe lulzimët e bazës, kanë 3 muaj që u bëjnë presion drejtuesve dhe nënpunësve të administratës me “largime nga puna, arrestime dhe burgime”, dhe që shumica e tyre  madje  flasin edhe nën emrin e kryetarit të partisë……Ndaj, është taktikë e vjetëruar kjo e “garancisë” zoti Basha, më mirë mendo diçka të re, por që do të duhet për 2025, në rast se akoma do të mbetesh ti kryetar PD-je…

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KUJDES!: 13/04/2021 17:24

    Fatkeqesi, fatkeqesi, pa fund fatkeqesi. E si mund ta duash e ta besosh se ekziston 'demokracia', kur ajo i len hapesire te mendojne e te thone e mbi te gjitha te veprojne vemjeve e ........ te tilla. Fjala 'demokraci' eshte zvogeluar pa fund e shkronjat e saja vine gjithmone e duke u zvogeluar e zvogeluar pa rreshtur, e tani mund te shihen me zor vetem me nje xham zmadhues. Pa dyshim qe ajo nuk ekziston e eshte vetem nje demagogji e mashtrim i pashoq, per te arritur ato qe ne fakt nuk arrihen: kapjen dhe mbareshtrimin e rraces njerezore dhe fundosjen e njeriut ne honet e erreta dhe te thella te ferrit tokesor (se ferri qiellor eshte tjeter gje, dhe pakush mund ta arrije ate). Per parajsen qiellore as qe behet fjale dhe mendoj se askush nga rraca njerezore nuk e ka arritur. Eshte enderr, e do te ngelet enderr. Tani me nje sforcim te papare mund te arrij qe ti mbyll keto rradhe me ndjesine e te qenit sa me real e sa me pak sarkastik, duke pyetur veten e te gjithe te tjeret, (po me shume veten), se si mund te guxoje nje njeri (dykembesh) qe te ulurije e pellase per dite 'me votoni mua', si mund te arrihet kjo?!!!!..... Pa dyshim qe jane thyer barrierat dhe te gjitha kufite, padyshim qe e keqja ka kapluar dhe urdheron e udheheq pa teklif e pa u ndrojtur nga asgje. Po nga sgje po ju them. Vetem thjesht e shkoqur: Te besh krime e mynxyra e te dalesh pa turp e te pakten nje ndrojtje te vogel, e te kerkosh qe te udheheqesh turmen, ate turme qe me gjakftohtesine e nje krimineli biologjik, e keni çuar ne humnere, kjo eshte maja (e ajzbergut) te kotesise e njekohesisht tragjedise njerezore. Mos harroni o njerez, se per tu shkaterruar eshte gjithmone shume me e lehte. Mjafton nje levizje e gabuar dhe 'shejatni rrin gati gjithmone ne prite duke te ruajtur', nje kallep dinamiti dhe shkaterron per nje sekonde punen e shume mendjeve e kraheve per shume kohe. Nje fije e vogel shkrepseje, djeg nje pyll te tere per nje ore. E keshtu nje vote e hedhur gabim, merr ne qafe nje komb e nje vend te tere. KINI KUJDES! VOTEN TUAJ JEPJANI ATYRE QE KANE PUNUAR E MENDUAR ME MIRE. DHE KETO SOT PER SOT NE SHQIPERI JANE PADYSHIM VETEM SOCIALISTET ME EDI RAMEN. Te gjithe te tjeret jane llum kazani qe DUHEN hedhur ne zjarr. Lerini ATA te vazhdojne punen e tyre edhe te pakten edhe 4 vjet e me pas te shohim. Te gjithe e dime se çfare DUHET ne fakt, por tani per tani ato jane endrra e ne realitetin e vrazhde dhe konjukturat dhe tmerret e sotme, vetem Parrtia Socialiste mund ta drejtoje Shqiperine dhe Poullin Shqiptar drejt zhvillimit dhe perparimit, ose ne rastin me te keq derjt mbijeteses. Behu i zgjuar o popull e shfrytezoje te vetmen mundesi qe ke per te ardhemn tende e te femijeve te tu. Duhet qe ta duam Atdheun jo vetem me fjale. Duhet qe ti duam Vlerat jo vetem me fjale. Duhet qe ti duam Femijet tane jo vetem me fjale. "Amor Vincit Omnia" ('Dashuria Triumfon Mbi Çdo Gje'). KUJDES!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen