A jam një nënë e keqe? Lidhjet
problematike nënë e bijë

A jam një nënë e keqe? Lidhjet<br />problematike nënë e bijë
Sipas psikanalizës, për t’u rritur, djali, duhet që, metaforikisht, të ‘vrasë babain’. Pra, të çlirohet nga hija e figurës autoritare, edukative, shpesh të idealizuar, derisa realiteti t’a kthejë në papërsosmërinë e tij, duke i lejuar të riut të ‘bëhet burrë’, me karakteristikat e personalitetit të tij! Por, nëse marrëdhënia djalë baba është e vështirë, nuk ngelet pas as ajo nënë e bijë! Është një nga raportet më komplekse që do të lërë shenjë përgjatë gjithë jetës, te të dyja palët, dhe që do bëhet guidë për çdo marrëdhënie që vajza do krijojë më vonë. 

Pas lindjes, shohim një varësi të plotë të fëmijës nga e ëma, qoftë në aspektin fizik qoftë në atë emocional. Nëse, në fillm, kjo marrëdhënie simbiotike është e pazëvendësueshme, në të ardhmen, duhet të krijohen distanca që të jetë e shëndetshme.

Pritshmëritë e nënës
Një nënë ndoshta nuk do të jetë në gjendje që të dallojë momentin se kur duhet të shkëputet nga vajza dh eta lejojë të bëjë zgjedhjet e saj, gabimet e saj. Ndoshta nuk e kupton se kur duhet ta lërë të lirë! Shumë nëna I konsiderojnë vajzat si prona të tyre dhe duhet të kontrrollojnë çdo zgjedhje!

Kur marrëdhënia nënë e bijë dështon 
Marrëdhënia rezulton e pashëndetshme kur nëna pret që vajza e saj të bëjë gjithçka që I thuhet apo kërkohet. Kur një nënë ndikon te e bija si të ishte zgjatim i saji, kur ndërhyn në çdo vendim, kur nuk arrin t’I lëri asnjë hapsirë lirie për të krijuar përvoja, atëherë bëhet fjalë për një marrëdhënie të dështuar nënë e bijë!

Llojet e mamave që mund të krijojnë këto raporte

Mamatë dominante

Mamatë depresive

Mamatë privuese 

Mamatë adoleshente

Mamatë që ngatërrojnë rolet 

Mama me konflikte të pazgjidhura me veten/Living

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois