A ndahet Kalifornia në tri shtete? Prisni në nëntor për vendimin

A ndahet Kalifornia në tri shtete? Prisni në nëntor për vendimin

Foto ilustruese

Kërkesa e veçantë e një kapitalisti miliarder për ta ndarë Kaliforninë në tri shtete të tjera, ka fituar një vend në zgjedhjet e mesmandatit të këtij nëntori.

Nëse nisma “Cal 3” e Tim Draper merr shumicën e votave, mund të fillojë një proces i gjatë për ta ndarë Kaliforninë e sotme në atë të Veriut, të Jugut e Qendrore. Draper ka gjashtë vite që përpiqet pa sukses me këtë nismë. Fillimisht planifikonte ta ndante në gjashtë rajone të reja.

Por megjithatë, është hera e parë në 150 vite që kjo zgjedhje vendoset në votimet e shtetit. Nëse propozimi bëhet realitet, do të ishte ndarja e parë e një shteti, qëkur Virxhinia e Perëndimit u nda nga Virxhinia në vitin 1863.

Shteti i ri i Kalifornisë do të përqendrohej nga Los Anxhelosi e deri në Monterej. Kalifornia e Veriut do të përfshinte Sakramenton dhe Bay Area.

Shtetet do të mundësonin infrastrukturë më të mirë, arsim më të mirë dhe taksa më të ulëta. Shtetet do të përgjigjen më shumë ndaj nesh dhe mund të bashkëpunojnë e të konkurrojnë në favor të qytetarëve.

Tim Draper për Los Angeles Times pasi dorëzoi propozimin

Ideja e ndarjes së Kalifornive ka ekzistuar për më shumë vite se vetë shteti.

Që nga themelimi i Kalifornisë, në vitin 1850, ka pasur më shumë se 200 përpjekje për ta ndarë. Përpjekjet kanë ardhur nga ligjvënës, drejtues kontesh apo individë pro-ndarjes, si Draper.

Nëse Cal-3 miratohet, kjo mund të ndryshonte dhe demokratët nuk do të ishin fort të kënaqur për ta lejuar ndarjen. Tani për tani, përpjekja ka pak gjasa që të jetë pozitive, sidomos nëse merret parasysh historia. Por më 6 nëntor, kalifornianët do të kenë mundësinë të japin mendimin e tyre me votë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja