VD/ A ndiheni të rrezikuar nga shkarkimi në shtator? Bushati e Majko ikin me vrap

Dy ditë pasi kryeministri i paralajmëroi se në shtator disa prej ministrave mund të humbasin karriget, anëtarët e kabinetit “Rama 2” preferojnë të heshtin, ndërsa vrapojnë për të rritur performancën në detyrë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, e përcjell me buzëqeshje dhe heshtje pyetjen nëse mund të jetë një nga të rrezikuarit në qershor, edhe pse mbi supe mban një barrë të rëndë, një thikë me dy presa, përgjegjësinë e negociatave me Greqinë.

Pandeli Majko, edhe pse ministër pa portofol që kujdeset për shqiptarët jashtë atdheut, nxiton, e po ashtu hesht.

Të dy ministrat, së bashku me kolegen e drejtësisë, Etilda Gjonaj ishin në një tryezë mbi të drejtat e shqiptarëve që janë në burgjet nëpër botë. Numri i tyre është i lartë, sipas ministres së Drejtësisë.

Etilda Gjonaj tha se: “Në 6 vendet me të cilat ne kemi bashkëpunim e shkëmbim më të lartë, llogariten rreth 4500 shqiptarë me liri të kufizuar.”

Majko u zotua: “Ne do të nisim një fushatë të përfaqësimit të tyre me asistencë juridike jashtë vendit”.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi tha se shqiptarët nuk mund të stigmatizohen, pasi jashtë vendit, ata kur kryejnë krime i kryejnë në bashkëpunim edhe me qytetarë vendas.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 30/04/2018 15:49

    Bushati ministri me i paafte qe ka pas Shqiperi ne te gjitha koherat. Thjesht me ato qe i dolen nga Brazili duhej te kishte ik nga politika se e perdorin shtetet e huaja si peng se kushedi cinformacione te tjera kane ne dispozicion.

    Përgjigju
    • Nik: 09/06/2018 06:05

      O Tano, i hongrshe shume kollajxhe ato diarete e Sali Pykes. Z. Bushati eshte ministri i jashtem me i miri pas viteve 90. Nik

    • B2B: 30/04/2018 19:24

      Ja falen o shoku ja falen. Dhe e di pse? Sepse rekordi i kaloi Grida Dumes dhe Salianjit per orgji kibernetike!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?