Vendi ynë është përfshirë nga i nxehti afrikan, që ka sjellë në vend temperatura mjaft të larta, por fatmirësisht kjo nuk ndikon në shëndetin e personave që po marrin vaksinat kundër COVID.
Kjo u bë me dije nga Specialistja e ISHP, Iria Preza, e cila, në një intervistë për gazetaren e Report TV, Doris Sallaku, tha se stina e nxehtë nuk ka lidhje me vaksinimin. Megjithatë ajo pati disa këshilla për qytetarët, duke i rekomanduar që të hidratohen mirë si dhe të mbrohen nga dielli.
"Stina e nxehtë nuk ka lidhje me vaksinimin, por njerëzit duhet të kenë parasysh që duke qenë se është vapë, të hidratohen mirë, të mbrohen nga dielli, të vendosin kapele apo të mbajnë çadër kur lëvizin, të kenë parasysh kur bëjnë vaksinë në të ndjekin të gjitha këshillat që i jepen", tha ajo.
Ndërsa u ndal te procesi i vaksinimit në vend, Preza tha se ai po ecën me ritme mjaft të mira, duke shtuar se në total janë mbi 370 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat dhe mbi 890 mijë që kanë marrë një dozë.
"Aktualisht janë mbi 370 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, ndërkohë që mbi 890 mijë janë pajisur me një dozë dhe ne e kemi ulim tashmë fashën për të gjithë qytetarët 50 vjeç e sipër. Vaksina kemi dhe janë shpërndarë në të gjithë vendin. Janë mbi 1 milion vaksina që kanë ardhur në vendin tonë, procesi po ecën me ritme të mira, kemi angazhim maksimal dhe po vijon puna për vaksinimi e të gjithë popullatës", u shpreh specialistja e ISHP.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.5%
-
Keq
61.4%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1468
Lajme të tjera
-
Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson
26 Prill, 18:29
-
Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë
26 Prill, 17:18
-
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës
26 Prill, 16:39
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32