'A ndikon vaksinimi ndaj COVID në mbetjen shtatzënë?' Përgjigjet mjekja: Nuk ka asnjë të dhënë shkencore, rekomandojmë gratë të vaksinohen që të jenë të mbrojtura

'Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që të vërtetojë faktin që vaksina COVID pengon mundësinë e një shtatzënie'. Kështu ka deklaruar mjekja obstetër-gjinekologe Rubena Mosiu, në një video të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila nënvizon se nuk duhet të neglizhohet vaksinimin Anti-Covid.

Mjekja Moisiu u bën thirrje grave që duan të arrijnë një shtatzëni, që të bëjnë vaksinën në mënyrë që të jenë më të mbrojtura.

'Nuk ka asnjë të dhënë shkencore deri më sot të vërtetojë apo të mbështesë faktin që vaksina anti-COVID pengon mundësinë e një shtatzënie. Përkundrazi ne rekomandojmë gratë shtatzëna ose që duan të arrijnë një shtatzëni ta bëjnë vaksinën në kohën e duhur në mënyrë që të jenë të mbrojtur.'- thotë mjekja Moisiu.

Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se në vendin tonë deri janë kryer në total mbi 1.500.000 vaksinime. Pas gushtit, edhe shtatori do të jetë muaj i hapur vaksinimi +18 vjeç dhe kjo ka sjellë sërish thirrjen e mjekëve që qytetarët dhe sidomos rinia të vaksinohet.

Ndërkohë autoritet shëndetësore kanë vendosur që mjekët, arsimtarët, studentët, punonjësit e administratës, policët, farmacistë e laborantë do të bëjnë vaksinë me detyrim. Prania që prej muajit gusht të variantit Delta në Shqipëri ka bërë që shifrat e të infektuarve në vend të rriten.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)