A po e bojkoton me qëllim Franca, luftën e Ukrainës?

A po e bojkoton me qëllim Franca, luftën e Ukrainës?

Lufta në Ukrainë

Nëse Franca dëshiron të udhëheqë Evropën në një erë të re të vetëmbështetjes ushtarake, si është e mundur që kontributi i saj në luftën në Ukrainë është kaq i vogël

Kjo është pyetja e sikletshme e bërë nga disa mendimtarët kryesorë strategjikë në vend, të cilët kërkojnë nga Presidenti Emmanuel Macron të marrë një vendim urgjent për t’i dërguar më shumë armë Kievit.

Analizat e fundit të kryera në terren në Poloni e Ukrainë tregojnë se pjesa franceze e dërgimit të armëve është më pak se 2%, shumë prapa SHBA me 49%, por edhe Polonisë (22%) e Gjermanisë (9%).

“Isha i preokupuar për besueshmërinë e statistikave që e vendosnin Francën poshtë në listën e vendeve kontribuese”, thotë François Heisbourg, i cili është ndoshta analisti i mbrojtjes me ndikimin më të madh në Francë.

“Ndaj shkova vetë në nyjen kryesore të distribucionit në Poloni për të parë se sa tonë armë dërgoheshin vërtet krahasuar me premtimet. Për fat të keq, numrat konfirmuan atë që i druhesha. Franca ishte shumë poshtë në listë, në vendin e nëntë”.

Reagimi zyrtar në Paris është: “Po, por...”

Po, statistikat e ndihmave janë të pakënaqshme, por ka edhe faktorë të tjerë në lojë.

Së pari, zyrtarët e mbrojtjes thonë se masa e vërtetë e ndihmës ushtarake është cilësia, jo sasia. Disa vende po dërgojnë sasi të mëdha pajisjesh të vjetëruara. Franca ka dërguar 18 njësi artilerie vetëlëvizëse Caesar, të cilat tani janë shumë të vlerësuara përgjatë vijës së frontit ukrainas.

Franca, shtojnë ata, është si vendet e tjera perëndimore në reduktimin e armatimeve në kuadrin e përdorimit të parave në fusha të tjera pas Luftës së Ftohtë.

Caesar-ët e dërguar në Ukrainë janë çereku i gjithë artilerisë së lëvizshme të Francës. Ajo nuk mund të ofrojë më tepër pa dobësuar veten në rajone ku është aktualisht e impenjuar, si në Sahel dhe Indo-Paqësor.

“Mund të duket sikur jemi prapa vendeve të tjera, por Franca është plotësisht e vendosur të luajë rolin e saj”, thotë Gjeneral Jérome Pellistrandi, redaktor i National Defence Review.

Këto argumente nuk janë pa vlera, thotë Heisbourg. Problemi është se duke mos qenë më tepër prezente në skenë Franca rrezikon të nxjerrë veten jashtë subjektit.

“Kur isha në Kiev, të gjithë ishin të sjellshëm. Nuk pata përshtypjen se ukrainasit kishin diçka me ne”, thotë. “Në një farë mënyre, kjo është më keq. Pata ndjesinë e qartë se po bëheshim të parëndësishëm”.

Për Heisbourg ekuacioni është i thjeshtë. Ukraina do të flasë me vendet për të cilat e di se kanë gjasa t’i dërgojnë armët që i nevojiten. Për momentin, Franca nuk është një nga to.

Por ka edhe një tjetër rrezik për Francën. Mungesa e saj relative në Ukrainë minon përpjekjet për lidership në çështjen e mbrojtjes evropiane.

Tashmë shumë vende të Evropës lindore janë të vetëdijshëm për Presidentin Macron, për të cilin besojnë se ishte shumë tolerant karshi Putinit në muajt e parë të luftës. Tashmë ka zënë rrënjë fabula që Franca ende ka ndjenja të përziera rreth triumfit ukrainas.

Për Pierre Haroche, i cili jep leksione mbi sigurinë ndërkombëtare në Queen Mary University në Londër, kjo fabul nuk është e drejtë – dhe as nuk është arsyeja për dërgimin e sasive të vogla të armëve nga Franca në Ukrainë.

Megjithatë, ai i qëndron idesë se Franca duhet ta shtojë kontributin sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që të ri-sigurojë vendet lindore si Polonia se “jemi të gjithë në të njëjtën anë”.

“Synimi i Francës për autonomi strategjike për Evropën përqendrohet kryesisht mbi ndërtimin e industrisë sonë mbrojtëse përmes prokurimeve të përbashkëta. Por nëse dëshiron prokurime të përbashkëta duhet t’u demonstrosh vendeve të tjera se ke të njëjtin vizion për sigurinë tonë të përbashkët”, thotë ai.

“Për ta bërë të arritshëm objektivin tonë të bashkëveprimit evropian, ne duhet t’u tregojmë vendeve të Evropës lindore se bashkëpunimi me Francën dhe përqafimi i idesë së autonomisë strategjike nuk ësht një risk strategjik”.

Dr. Haroche bën thirrje që Franca të dërgojë 50 tanke beteje Leclerc. Heisbourg do të preferonte sisteme të mbrojtjes ajrore, për të cilat thotë se Ukraina ka më tepër nevojë.

“Është njësoj si me fikësin e zjarrit”, thotë Haroche. “Nëse bie zjarr në shtëpinë e fqinjit, është m mirë t’ia japësh menjëherë fikësin e zjarrit, jo të presësh deri sa zjarri të vijë në shtëpinë tënde. Kjo nuk është thjesht mirësi. Është edhe për mbrojtjen tënde”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

 5 vite nga tërmeti, dorëzohen 11,663 banesa e apartamente, në 5 vite rindërtim janë dorëzuar 5524 banesa individuale! Ende në rindërtim, në 5 vite kostoja në buxhet 920 mln euro

5 vite nga tërmeti, dorëzohen 11,663 banesa e apartamente, në 5 vite rindërtim janë dorëzuar 5524 banesa individuale! Ende në rindërtim, në 5 vite kostoja në buxhet 920 mln euro